Flash

Zjarri në resortin e skive në Turqi/ Akuza të rënda nga opozita

Lapsi.al 24 January 2025
Zjarri në resortin e skive në Turqi/ Akuza të rënda nga

Fatkeqësia e zjarrit në zonën turke për ski, Kartalkaya në qytetin, Bolu të martën tronditi thellësisht Turqinë. Që nga e marta, shumë shkolla, klube sportive dhe individë privatë shoqata profesionale kanë postuar foto të viktimave në rrjete sociale, duke shprehur ngushëllime dhe në disa raste duke ngritur akuza të rënda. Të paktën 78 persona humbën jetën në zjarrin shkatërrues në një hotel të njohur me 234 vizitorë. Shumë të tjerë u plagosën.

Të mbijetuarit e hotelit zakonisht të mirëfrekuentuar përshkruajnë skena dramatike paniku nga nata e zjarrit: shumë vetë nuk gjenin dot rrugën e daljes nëpër korridoret e mbushura me tym, ndërsa të tjerë u hodhën nga dritaret të dëshpëruar. Disa raportojnë se njerëzit në katet e sipërme madje bënin litarë të improvizuar nga çarçafët nga kati i 11-të për të shpëtuar në thellësi.

Pyetje dhe hetime të hapura

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit të zjarrit. Hetimet aktualisht janë fokusuar tek mangësitë në mbrojtjen nga zjarri të hotelit, dhe nëse ato kanë luajtur rol për katastrofën. Po verifikohet kontrollohet, nëse janë respektuar masat e parashikuara të sigurisë. Dëshmitarët okularë raportuan mungesën e sistemeve të alarmit për zjarr, shkallëve të posaçme në rast zjarri dhe mungesën e aparateve për shuarjen e zjarrit.

Hoteli, një ndërtesë shumëkatëshe me fasadë druri në një kodër të pjerrët, është një destinacion i preferuar për turistët vendas. Ekspertët pyesin se pse nuk ka pasur qendër zjarrfikësish në zonën përreth dhe pse shërbimeve të para të emergjencës iu deshën tre çerek ore për të arritur në vendin e zjarrit.

Akuza të rënda nga opozita

Mbetet gjithashtu e paqartë se cili autoritet ishte përgjegjës për inspektimin e fundit të sigurisë nga zjarri në hotel dhe kush e ka lëshuar për herë të fundit licencën e funksionimit. Kryebashkiaku i Bolu, Tanju Özcan nga partia opozitare CHP, hedh poshtë përgjegjësinë e qytetit dhe tregon me gisht Ministrinë e Turizmit. Ministri i Turizmit Mehmet Nuri Ersoy, nga ana tjetër, fajëson zjarrfikësit lokal.

Kurse partia opozitare, CHP akuzon qeverinë për lehtësimin e rregulloreve të sigurisë nga zjarri në vitin 2012. Ajo kritikon gjithashtu mungesën e një sistemi spërkatës në hotel, i cili mund të kishte ngadalësuar përhapjen e zjarrit. Sipas rregulloreve aktuale të sigurisë nga zjarri nga viti 2007, një sistem spërkatës është i detyrueshëm në hotelet e kësaj madhësie.

Ali Mahir Basarir, nënkryetar i grupit parlamentar të CHP-së, sheh një problem tjetër: konfliktin e interesit për Ministrin e Turizmit, i cili është edhe pronar i operatorit të madh turistik ETS. Ky operator turistik e ka vlerësuar shumë pozitivisht hotelin në fjalë. Basariri kërkon dorëheqjen e ministrit. Në këtë kontekst ka shpërthyer edhe një debat tjetër në Turqi, që lidhet më shumë me faktin që disa ministra turq vazhdojnë të ndjekin interesa biznesi duke mbajtur poste politike.

Të dyja palët përgjegjëse

Disa qendra profesioniste dhe ekspertët që kanë komentuar fatkeqësinë nga zjarri në Bolu pajtohen në një pikë: padyshim kishte mangësi serioze në mbrojtjen nga zjarri të hotelit ose monitorimin e tij. Sipas vlerësimit të tyre, me masat e duhura, tragjedi të tilla mund të shmangen. Kurse numrin e lartë të vdekjeve ato e lidhin me dështimin masiv të autoriteteve.

Erol Percin nga Dhoma Turke e Inxhinierëve dhe Arkitektëve në Bolu theksoi në një intervistë për DW: "Nëse të gjithë të përfshirët do të kishin marrë përgjegjësinë e tyre dhe do të respektonin rregulloret, sot nuk do të flisnim për 76 vdekje, por vetëm për humbje ekonomike”. (Shën. red. Në momentin e intervistës, numri i vdekjeve ishte 76.)

Fatkeqësisht, katastrofa e zjarrit në Bolu nuk është një rast i izoluar. Turqia është goditur vazhdimisht nga fatkeqësi të rënda në të kaluarën, kjo shpesh për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë. Të martën, pak pas zjarrit në Bolu, një shpërthim ndodhi edhe në një resort skish në qytetin qendror të Anadollit, Sivas, ku mbetën të plagosur katër persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Pranverën e kaluar, një zjarr në klubin e natës Masquerade në Stamboll u mori jetën 29 personave. Sipas ekspertëve, defektet të rëndësishme në ndërtim luajtën një rol vendimtar në tërmetin shkatërrues të shkurtit 2023./ DW

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI