Flash

Banka e Shqipërisë: Kredia për hotelet u rrit me ritëm të shpejtë vitin e kaluar

Lapsi.al 23 January 2025
Banka e Shqipërisë: Kredia për hotelet u rrit me ritëm

Kredia e sektorit bankar për sektorin e hotelerisë u rrit me ritme të shpejta vitin e kaluar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit nëntor 2024, portofoli i huasë për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor arriti vlerën e 43.9 miliardë lekëve ose rreth 447 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë, portofoli i kredisë në këtë sektor është zgjeruar me 23%. Kjo rritje është afërsisht 50% më e lartë se norma e rritjes së portofolit total të kredisë për biznesin në të njëjtën periudhë.

Kreditë e reja të disbursuara gjatë 11 muajve të vitit 2024 arritën vlerën e 11.5 miliardë lekëve, në rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Zgjerimi i kredisë dëshmon se sektori bankar është shfaqur mjaft aktiv në mbështetjen e investimeve të reja në këtë sektor. Periudha që ndoqi pandeminë ka sjellë një rritje të shpejtë të turizmit në vend dhe ka tërhequr një interes të lartë për investime të reja në sektorin e hotelerisë.

Mbështetur në të dhënat e INSTAT, që nga fillimi i vitit 2021 janë dhënë 173 leje të reja për ndërtimin e hoteleve. Vlera e investimit, bazuar në të dhënat e lejeve të ndërtimit, vlerësohet në rreth 22.3 miliardë lekë. Deri në fund të vitit 2022, INSTAT raportonte gjithsej 1580 struktura akomoduese turistike, por megjithatë numri i përgjithshëm i tyre vlerësohet jetë ndjeshëm më i lartë, edhe për shkak të informalitetit të konsiderueshëm, veçanërisht në aktivitetet e turizmit familjar.

Në vitet e fundit, investimet në turizëm po përfshijnë edhe projekte elitare, sidomos në zonën e bregdetit të jugut. Këto investime janë nxitur pjesërisht edhe nga lehtësitë fiskale të aplikuara nga qeveria shqiptare për hotelet me katër dhe pesë yje, që kanë si qëllim shtimin e strukturave të turizmit elitar në vend.

Turizmi ka qenë shtylla kryesore e rritjes ekonomike të vendit në vitet e fundit, qoftë me ndikimin direkt në sektorin e shërbimeve, qoftë në ndikimin që ka pasur në zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme. Për 11-mujorin e vitit 2024, Shqipërinë vizituan më shumë se 11 milionë shtetas të huaj, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.

Në tërësi, kreditimi i biznesit vitin e kaluar është rritur me ritmet më të larta në 15 vitet e fundit. Kredia e re për 11 muajt e vitit 2024 arriti vlerën e 234 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 29%. Ndërsa teprica e portofolit në fund të nëntorit kishte vlerën e 464 miliardë lekëve, 14.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./ Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI