Flash

Falja e Trump, udhëheqësit e trazirave të Kapitolit dalin nga burgu

Lapsi.al 21 January 2025
Falja e Trump, udhëheqësit e trazirave të Kapitolit dalin nga

Dy nga udhëheqësit më të njohur të trazirave në Kapitolin e SHBA-së në vitin 2021 tani janë jashtë burgut. Enrique Tarrio ishte lider i grupit të ekstremit të djathtë "Proud Boys" dhe u dënua me 22 vjet burg. Familja e tij tha se ai u lirua mëngjesin e sotëm.

Tarrio mori një falje të plotë ndërsa Stewart Rhodes, themeluesit të milicisë "Oath Keepers", iu zbut dënimi nga Trump. Avokati i Rhodes thotë se ai u lirua nga burgu federal pak pas mesnate.

Tarrio dhe Rhodes, të cilët kanë një histori grindjesh, sipas dëshmive, udhëhoqën kontingjentet e grupeve të tyre në Kapitol, duke shpresuar të mbanin Donald Trumpin në Shtëpinë e Bardhë. Asnjëri nuk hyri në ndërtesë, Tarrio u ndalua nga DC dhe shikoi trazirat nga Baltimore - por ishte në kontakt me anëtarët e grupeve të tyre brenda.

Të këshilluara

Trump rikthen dënimin me vdekje

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump nënshkroi një Urdhër Ekzekutiv të ri që synon të rikthejë dhe forcojë dënimin me vdekje për krime të rënda, duk...

18:40

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI