Flash

“Squid Games” te Tirana: ikën Magani kthehet Shkëmbi, rrokada invers e para 9 javëve

Lapsi.al 20 January 2025
“Squid Games” te Tirana: ikën Magani kthehet Shkëmbi,
Nëntë javë kampionati më parë Tirana shkarkonte Bledi Shkëmbin, duke sjellë në krye të skuadrës Gugash Maganin. Asgjë nuk shkoi mirë dhe Magani nuk mundi të bënte dot asgjë më shumë se paraardhësi i tij Shkëmbi, për të mos thënë se bëri më keq. Rezultatet në fakt tregojnë këtë të dytën: 9 ndeshje, 4 barazime, 4 humbje e vetëm një fitore, ajo në debutim kundër Bylis. Bardheblutë kanë pësuar 12 gola dhe kanë shënuar vetëm 8 dhe tani janë në zonën e rënies nga kategoria. Magani ka parë Tiranën të zbresë në vendin e 9, -2 nga Laçi në zonën playout e tani të zëvendësohet nga njeriu që zëvendësoi. “Bledi Shkëmbi rikthehet në drejtimin e KF Tirana – shkruan njoftimi I klubit në faqen zyrtare -. Klubi beson në vazhdimësinë e projektit të nisur në fillim të sezonit, duke i’a besuar drejtimin e skuadrës Bledi Shkëmbit, i cili është njohësi më i mirë i kontingjentit aktual në ekip. KF Tirana i uron suksese trajnerit dhe rikthim sa më të shpejtë te rezultatet e shumëpritura nga komuniteti bardheblu”. Klubi me sa duket “beson” te projekti që nisi Shkëmbi, pasi provoi të bënte ndryshe për 9 ndeshje me Maganin, që pas pokerit të pësuar nga Egnatia, që pasoi eliminimin nga Kupa e pa të pamundur të vazhdonte. Lexo më tej: Magani jep dorëheqjen, Halili i kërkon kohë: "Flasim të hënën" Shkëmbi, që e nis kampionatin me një seri barazimesh dhe pësoi vetëm tre humbje në 12 javë që qendroi në pankinë përpara se të zëvendësohej. Natyrisht renditja nuk ishte kaq dramatike kur iku sa ajo që la, por Tirana nuk mund të paguajë një trajner të tretë dhe atëherë ktheu në detyrë teknikun korçar.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by KF Tirana (@kftirana.al)

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI