Flash

Onana gafa me United është e turpshme: shokët e skuadrës nuk mund të përmbanin veten

Lapsi.al 20 January 2025
Onana gafa me United është e turpshme: shokët e skuadrës nuk
Manchester United i drejtuar nga Amorim ende nuk po arrin të gjejë vazhdimësinë në rezultate për të dalë nga situata e vështirë në renditje, e cila nuk është aspak në përputhje me emrin dhe buxhetin e lartë të pagave të klubit. Pas barazimit me kryesuesit e Liverpool dhe fitoreve në FA Cup ndaj Arsenal dhe në Premier League kundër Southampton, Brighton i ka dhënë fund serisë pozitive të “Djajve të Kuq” duke triumfuar në “Old Trafford” me rezultatin 3-1. Kjo humbje ka nxjerrë sërish në pah problemet kronike të skuadrës së teknikut portugez, ku një ndër to është edhe forma e portierit André Onana, i cili përsëri është bërë protagonist për një gafë të rëndë që i dha golin e tretë ekipit kundërshtar dhe vulosi humbjen e United. Portieri 28-vjeçar kamerunas bëri një gabim aq të rëndë, sa që kësaj here as shokët e skuadrës nuk mundën ta fshehin zhgënjimin e tyre për gafën që sapo kishte ndodhur. Një krosim i ulët dhe i ngadaltë nga distanca i Yasin Ayari-t nuk dukej si një rrezik i madh, por Onana e menaxhoi keq situatën, duke u shtrirë për të kapur topin, i cili megjithatë i rrëshqiti nga duart dhe përfundoi te këmbët e Georginio Rutter, i cili e dërgoi lehtësisht në rrjetë.

LOJTARËT E UNITED NUK E BESONIN DOT

Pamjet treguan qartë reagimin e bashkëlojtarëve pas gafës së Onana. Ish-mbrojtësi i Milan, Diogo Dalot, dhe ish-lojtari i Juventus, Matthijs de Ligt, u rrëzuan përtokë të dëshpëruar, ndërsa Bruno Fernandes (i cili kishte shënuar golin e barazimit të përkohshëm 1-1) dhe Noussair Mazraoui vendosën duart në kokë, të pabesueshëm nga ajo që sapo kishte ndodhur. Pas gabimeve që çuan në humbjen ndaj Nottingham Forest (ku atëherë u mbrojt publikisht nga Amorim) dhe një tjetër në Europa League kundër Viktoria Plzen, André Onana është sërish në qendër të kritikave për një tjetër humbje të rëndësishme të Manchester United. Sjellja e tij pas ndeshjes, teksa endet në fushë ende i tronditur nga gabimi, pa e vënë re se disa kundërshtarë ishin afruar për ta përshëndetur dhe ndoshta ngushëlluar, tregon qartë se edhe ai vetë mund të ketë dyshime nëse trajneri i tij ka humbur durimin këtë herë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI