Flash

Milan, Conceição i tërbuar me lojtarët: portugezi ia ka rrëfyer prapaskenën miqve

Lapsi.al 20 January 2025
Milan, Conceição i tërbuar me lojtarët: portugezi ia ka

Sérgio Conceição është i tërbuar. Humbja e rëndë që Milani pësoi të shtunën në fushën e Juventusit e ka zemëruar shumë trajnerin portugez, i cili me siguri nuk e priste një hap mbrapa kaq të madh nga skuadra e tij në aspektin karakterial dhe luftarak. Humbja mund të pranohet, por jo në këtë mënyrë.

“Djalli” nuk tregoi asnjë ide loje në fushë, duke dëshmuar mungesë të grintës dhe dëshirës për të marrë përgjegjësitë e veta. Trajneri foli ashpër me lojtarët në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, por veçanërisht gjatë një mbledhjeje të fundit në Milanello, ku ishte i pranishëm edhe Zlatan Ibrahimovic.

Conceição kundër lojtarëve të tij: krizë në shtëpinë e Milanit

Trajneri Conceição nuk pa asgjë nga ato që ishin përgatitur përballë bardhezinjve, por ajo që e zhgënjeu më shumë ishte mungesa e dëshirës dhe agresivitetit të skuadrës. Ai ua bëri të qartë lojtarëve se duhet të marrin përgjegjësi, përndryshe do të ketë masa të rënda. Në fund të fundit, merkatoja e dimrit është ende e hapur dhe klubi e di mirë që skuadra ka nevojë për përforcime.

Ajo që ka habitur edhe më shumë është rrëfimi që, sipas “Corriere della Sera”, trajneri ua ka bërë disa miqve të tij të ngushtë dhe besnikë. Përtej nivelit mesatar të cilësisë, Conceição ka zbuluar se ky është grupi me më pak karakter dhe dëshirë për të fituar që ka trajnuar ndonjëherë në karrierën e tij.

Lexo më tej: Video/ Mbangula-Weah, dy shuplaka Milanit: Juventus kap vendin e katërt

Një ndjenjë që duket qartë edhe nga jashtë, e reflektuar në fytyrat e lojtarëve kuqezinj në fushë. Frika për të luajtur dhe për të gabuar është e pranishme, dhe trajneri portugez nuk e pranon këtë gjë. Conceição po bën gjithçka për të ndryshuar situatën, por diçka duhet të ndryshojë në themel, përndryshe kjo do të jetë një tjetër sezon i dështuar për Milanin.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI