Flash

Berisha zbulon ‘kartolinën” që i ka lënë prokurorëve të SPAK

Lapsi.al 20 January 2025
Berisha zbulon ‘kartolinën” që i ka lënë

Kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili u paraqit ditën e sotme ne SPAK për të zbatuar masën detyrim paraqitje, ka zbuluar kartolinën që u la prokurorëve të posaçëm.

Kryedemokrati theksoi se në “kartolinën e mëngjesit” u ka lënë një shënim prokurorëve të SPAK.

"Altin Lala që është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 mln euro sepse e ekzeneroi nga akuza për vrasje të bëra nga dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi, i kishte dhënë urdhër OPGj-së që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vërejtje.

Dhe atëherë kompromisi u arrit, firmosa dy procesverbale.

Dy kopje i mbajtën ata, një me vërtetje, një pa vërejtje. Dhe u “thashë pa firmosur vërejtje dhe pa ia paraqitur qytetarëve nuk mund të dal nga SKAPI i partisë”.

E kanë rrethuar me policë, çfarë frikacakësh. Ata që kryejnë krime kanë frikë. Çfarë po bëni ju, asgjë s’po bëni.

Në dalje po u lexoj pak shënimin, kartolinën e mëngjesit që krerëve të organizatës kriminale SKAP-i i partisë:

“Organizata kriminale e SKAP të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktuarës, do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI