Flash

Vota e diasporës/ 31 mijë aplikime për regjistrim në 8 ditë

Lapsi.al 19 January 2025
Vota e diasporës/ 31 mijë aplikime për regjistrim në 8

Kjo e shtunë shënoi një javë nga nisja e aplikimeve për regjistrimin e votuesve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, për t'u bërë pjesë e zgjedhjeve të 11 majit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri tani janë regjistruar 32,910 aplikime, prej të cilave 18,698 janë shqyrtuar. Nga këto, janë miratuar 11,847 aplikime, ndërsa 6,851 janë refuzuar. Personat që kanë pasur aplikime të refuzuara mund të riaplikojnë deri më 4 mars, dita kur mbyllet afati.

Interesi më i madh për të votuar vjen nga shqiptarët që jetojnë në Itali, të cilët përbëjnë mbi 30% të aplikimeve, duke u pasuar nga Greqia, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe. Po ashtu, është vënë re një dominim i aplikimeve nga emigrantët meshkuj, që përbëjnë 66% të aplikimeve, krahasuar me 34% të femrave. Grupmosha më e interesuar për të votuar është ajo e 26-35 vjeçarëve, pasuar nga 36-45 vjeçarët, ndërsa aplikimet nga të rinjtë 18-25 vjeçarë janë më të pakta.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI