Flash

Izraeli nuk i ndalon bombardimet në Gazë

Lapsi.al 19 January 2025
Izraeli nuk i ndalon bombardimet në Gazë

Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, ka përditësuar numrin e saj të të vdekurve që nga mëngjesi i sotëm, duke thënë se 10 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që nga koha kur armëpushimi ishte menduar të fillonte.

Zëdhënësi zyrtar Mahmoud Basal thotë se në këtë shifër përfshihen gjashtë të vdekur në qytetin e Gazës, tre në veri dhe një në Rafah. 25 persona të tjerë janë plagosur. Më herët, ushtria izraelite tha se do të vazhdojë operacionin e saj ushtarak në Gaza deri në fillimin e armëpushimit.

Ndërkohë Hamasi ka pëmbushur një nga kushtet e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu për ndalimin e bombardimeve në Gazë. Grupi ka zbuluar identitetet e tre pengjeve të para që pritet të lirohen në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI