Flash

Grabiti një banesë në Shkodër, arrestohet 34-vjeçari

Lapsi.al 19 January 2025
Grabiti një banesë në Shkodër, arrestohet 34-vjeçari

Një 34-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi grabiti një banesë. Sipas Policisë, në pranga ka rënë Besard Hasani, i cili ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor dhe sende të ndryshme. Ishte vetë pronari i banesës që denoncoi në Polici se i kanë grabitur disa sende me vlerë në shtëpinë e tij.

Gjatë arrestimit të të riut, efektivët sekuestruan disa nga sendet e grabitura.

“Pas hetimeve intensive dhe veprimeve të shpejta, Policia identifikoi dhe lokalizoi autorin e dyshuar, shtetasin Besard Hasani, 34 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan një sasi eurosh, disa bizhuteri, një televizor, sende të ndryshme, dy celularë dhe një automjet, të cilët dyshohet se janë përdorur në kryerjen e krimit”, njofton Policia.

Të këshilluara

Izraeli nuk i ndalon bombardimet në Gazë

Agjencia e mbrojtjes civile të Gazës, e drejtuar nga Hamasi, ka përditësuar numrin e saj të të vdekurve që nga mëngjesi i sotëm, duke thënë se 10 persona janë v...

10:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI