Flash

Si do të ndryshojë tregu i call center në Shqipëri në vitin 2025

Lapsi.al 18 January 2025
Si do të ndryshojë tregu i call center në Shqipëri në

Gjatë 2025, tregu i operatorëve call center pritet të zgjerohet me hyrje të reja të kompanive. Lorenc Goga, njohës i sektorit call center, parashikon se në vend do të vijojnë të vijnë kompani italiane të reja call center, pasi është krijuar një fuqi punëtore profesionale italishtfolëse.

“Pavarësisht se numri i të rinjve që flasin dhe zotërojnë gjuhën italiane është ulur ndjeshëm krahasuar me numrin e lartë të të rinjve të brezit të viteve ’90 që flisnin shumë mirë italisht, në vend është krijuar një klasë e punëtorëve profesionistë të gjuhës italiane.

Duke qenë se shërbimi call center dhe gjuhë italiane është një binom i pandarë, gjetja e këtyre punonjësve në Shqipëri vijon të tërheqë kompanitë italiane për investime. Pra nuk është më kostoja më e lirë e krahut të punës që tërheq për investime në sektorin call center, por konkurrueshmëria me aftësitë profesionale të punonjësve”.

Por sektori prej vitesh vuan mungesën e fuqisë punëtore, për shkak të emigracionit të të rinjve. Lorenc Goga tha se kjo problematikë do të vijojë edhe gjatë 2025, dhe për këtë është e nevojshme të rriten trajnimet e kompanive për aftësimin e punonjësve me gjuhën italiane.

Në 2024, në treg ka pasur edhe dalje të kompanive të mëdha. Drejtues të kompanive kryesore call center në vend kanë parashikuar më herët se tkurrja e numrit të kompanive do të vijojë nëse operatorët nuk diversifikojnë aktivitetin e tyre, përtej qendrës së shërbimeve telefonike, në përputhje me zhvillimet e tregut.

Lorenc Goga, njohës i sektorit, thotë se diversifikimi nuk do të arrinte të zgjidhte çështjen e mungesës së fuqisë punëtore, ndërsa taksat e larta për tatimin mbi të ardhurat e punonjësve kundrejt tatimit zero që kanë profesionistët e lirë, e bëjnë të pamundur shndërrimin e shërbimit call center me teknologjinë e informacionit.

Në sektorin call center, nga viti në vit rezulton se ka pasur rënie të numrit të kompanive dhe të punësuarve. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT), për muajt janar-nëntor 2023 në call center rezultonin të punësuar 9,837 punonjës.

Krahasuar me totalin e 2022, numri i tyre ra me 14%. Në raport me 2015, që vlerësohet si kulmi i shkëlqimit të epokës së call center (gjithsej në sektor operonin 848 kompani, më i lartë për vitet 2011-2023 me 25,000 të punësuar), numri i të punësuarve u pakësua 60%.

Vështirësitë financiare të krijuara nga rënia e të ardhurave për shkak të zhvlerësimit të monedhës euro, si dhe përballja me vështirësitë për rekrutimin e punonjësve të rinj, ku veçanërisht 2 vitet e fundit detyroi kompaninë që shumë fushata shërbimi t’i transferonte në Itali, mësohet se janë arsyet kryesore që kanë shtyrë operatorët italianë drejt vendimmarrjes për mbylljen e fialialit në Shqipëri.

Në vitin 2018, kompania call center Facile.it punësonte 700 persona. Në vitin e fundit të saj të operimit në Shqipëri numri i të punësuarve arriti në 200 punonjës.

Tkurrja e punonjësve ndër vite, ka ardhur nga një sërë faktorësh siç ishte fillimisht rënia e numrit të të rinjve që flisnin italisht, konkurrenca mes kompanive dhe emigracioni që është thelluar./Monitor

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI