Flash

Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen personat

Lapsi.al 16 January 2025
Zjarr në qendrën e azil-kërkuesve në Babrru, evakuohen

Qendra e azil-kërkuesve në Babrru është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:40.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndije elektrike dhe janë evakuuar në kohë personat brenda qendrës. Forcat zjarrfikëse kanë shuar flakët dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

"Më datë 16.01.2025, rreth orës 08:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në qendrën azil-kërkues në Babrru. Shërbimet e Policisë kanë evakuuar në kohë personat brenda qendrës.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit." , njofton policia.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 16 janar 2025

Këtë të enjte, 16 janar 2025, euro do të blihet me 97.8 lekë dhe do të shitet 98.5 lekë. Dollari amerikan blihet me 95 lekë dhe shitet me 96.2 lekë. Paun...

08:52

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI