Flash

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Lapsi.al 16 January 2025
Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati kohë të shijonte çantën e mbushur me 20 milionë euro – shpërblimin për atë duel – sepse valixhja e mbushur me dollarë u përdor menjëherë për të blerë një vilë luksoze në Florida. ‘Diçka e vogël’ i ka mbetur në xhep, por pjesa më e madhe e shumës është përdorur për të siguruar një rezidencë ëndrrash në El Caballo Court, buzë liqenit në Delray Beach.

Ish-kampioni i peshave të rënda ka vendosur bashkë me gruan e tij, Lakiha, që kjo të jetë streha e tij ideale. Me mjetet e mëdha financiare, Tyson ka zgjedhur një nga vendet më të mira dhe më ekskluzive në atë zonë të Floridës. Vila shtrihet në një sipërfaqe prej 1180 metrash katrorë, ka gjashtë dhoma gjumi dhe nëntë banja.

Pronësia është krejtësisht e re dhe çelësat do t’i dorëzohen për herë të parë Iron Mike, i cili do të mund të shijojë këtë vend të mrekullueshëm që sapo është përfunduar. Ndër pajisjet shtesë të kësaj ‘rezidence’, e krijuar për të privilegjuarit, përfshihen një pishinë 24 metra e gjatë, një spa për rigjenerim dhe relaks, një palestër dhe një garazh me kapacitet deri në katër makina.

 

Mbaroi? Jo. Qershia mbi tortë janë dy detaje të tjera që tregojnë nivelin e lartë të ndërtesës: një ujëvarë e vogël që ndodhet në mes të një oaze të gjelbër dhe një liqen privat. Çfarë mund të dëshirohet më shumë? Deri tani janë bërë të ditura vetëm disa nga detajet e vilës së blerë nga “njeriu më i frikshëm në planet”.

Lexo më tej: YouTuberi Jake Paul mposht 58 vjeçarin Tyson: në fund I përulet me respekt

Zërat për këtë investim të fundit të Tyson u konfirmuan nga zëdhënësi i tij, Joseph Jonathan Schneider. Ai nuk dha shumë detaje, por sqaroi se lajmi është i vërtetë. “Ishte një transaksion që u finalizua me sukses,” tha ai, “ku të gjitha palët treguan profesionalizëm dhe bashkëpunim.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI