Flash

Inter-Bologna, zemërimi i Simone Inzaghi me arbitrin Pairetto: futet në fushë

Lapsi.al 16 January 2025
Inter-Bologna, zemërimi i Simone Inzaghi me arbitrin Pairetto: futet
Simone Inzaghi dhe Inter u treguan shumë të nervozuar me gjykimin e Luca Pairetto në ndeshjen kundër Bologna. Veçanërisht, në fund të ndeshjes, skuadra u ankua për një faull të akorduar ndaj Frattesi, i cili po sulmonte portën. Pas fishkëllimës së fundit, trajneri zikaltër hyri në fushë për të kërkuar shpjegime nga Pairetto, por më pas ndali protestat e lojtarëve, të cilët gjithashtu ishin shumë të nervozuar me arbitrin. “Protestat në fund? Nuk ka asnjë problem, djemtë ishin pak të tensionuar, nuk doja që dikush të ektremizonte situatën. Arbitrat mund të gabojnë, siç ndodhi sonte dhe siç ndodhi në Superkupë. Mund të gabojnë si ne, por gjithmonë ka qetësi,” tha Inzaghi pas ndeshjes. Ai, i paralajmëruar dhe i ndëshkuar me karton të verdhë, nuk do të jetë në pankinë kundër Empolit.

Inzaghi pas ndeshjes

Simone Inzaghi nuk e fshehu zhgënjimin pas barazimit 2-2 mes Inter dhe Bologna: “Duhet t’i bëj komplimente kundërshtarit, por djemtë bënë një ndeshje të shkëlqyer,” tha ai për DAZN. “Vinim nga një periudhë e ngarkuar, por luftuam dhe krijuam, duke pranuar vetëm atë që ishte e pashmangshme. Kishim shumë raste për të shënuar golin e tretë, gjithmonë ishim në lojë. Ka keqardhje që nuk arritëm t’i marrim tre pikët, por bëmë atë që duhej të bënim. Është pak e hidhur, edhe pse luanim kundër një skuadre fizike, të organizuar dhe që na bllokonte lart. Golat e pësuar? Ishin të ngjashëm mes tyre; me siguri mund të mbronim më mirë.” Për klasifikimin dhe rivalët: “Nuk e di nëse ky barazim mund t’u japë besim të tjerëve, ne vinim nga gjashtë fitore radhazi, barazuam dhe tani duhet të vazhdojmë duke dhënë diçka më shumë. Kemi probleme me rotacionin dhe me kalendarin, të gjitha ndeshjet në këtë kampionat janë shumë të vështira. Ne shohim vetëm punën tonë.” Për protestat pas ndeshjes ndaj Pairetto: “Asnjë problem me Pairetto, djemtë ishin të tensionuar dhe nervozë, nuk doja që ta tepronin me protestat. Arbitrat mund të gabojnë, siç ndodhi sonte dhe në Superkupë, por gjithmonë ka respekt maksimal dhe qetësi. Thjesht doja që të gjithë të ruanin qetësinë.”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI