Flash

Erion Isai paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Lapsi.al 15 January 2025
Erion Isai paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme mëngjesin e sotëm. Isai është kallëzuar në SPAK, nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale.

Konkretisht për shpërdorim të detyrës, korrupsion pasiv e aktiv, fshehje e pasurisë dhe për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Përveç tij, në Prokurorinë e Posaçme janë kallëzuar edhe Spiro Zoto, ish-pronar dhe administrator i Rehovari shpk, Euljon Hasko administrator dhe pronar i Rehovari shpk, anëtarët e njësisë së Prokurimit për vitin 2022, 2023, 2024 dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për vitet 2022 2023, 2024, për të njejtat vepra penale.

“Në fakt nga hulumtimet e kryera në tenderat e prokuruara nga ana e bashkisë Kolonjë rezulton që për fat të keq pjesa më e madhe e tyre për të mos thënë të gjitha janë me flamur të kuq, që do të thotë se kanë problem.

Nëse do t'i shohim tenderat e zhvilluara nga ana e bashkisë Kolonjë, janë në vlera të konsiderueshme, por ndarja e tyre është bërë e paracaktuar dhe se punimet e prokuruara nuk janë kryer me cilësi apo sipas projektit të hartuar nga ana e Autoritetit Kontraktor, apo edhe të mos jenë kryer fare, Këto janë procedura për të futur lekë nga buxheti i shtetit në xhepat e drejtuesve të bashkisë Kolonjë.

Rezulton që me ardhjen në drejtimin e bashkisë Kolonjë qeveria është treguar zemërgjerë duke i alokuar miliona euro për të përmirësuar infrastrukturën rrugore, për ujësjellësa, për ndërtime shkollash, për fasada pallatesh etj etj, si dhe në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit janë rindërtuar disa rrugë të cilat për fat të keq janë prishur ende pa mbushur vitin, siç është edhe rruga që të çon në Llixhat e Sarandaporit Leskovik.

Duke studiuar këto procedura nisur edhe nga ankesat që qytetarët kishin, por për shkak se janë të trembur pasi kërcënohen me heqje nga puna, më rezultuan shumë raste të procedurave të cilat janë kryer dhe punimet ose nuk janë kryer fare, ose janë kryer pa cilësi dhe duke mos iu përmbajtur specifikimeve teknike që këto kanë patur. Rasti më flagrant është rasti i Rikonstruksionit të digës së Rezervuarit të Gjonçit dhe ndërtim prita Malore në fshatrat e Bashkisë Kolonjë në vitin 2023”, thuhet në kallëzim.

Të këshilluara

Kina kampione e botës në eksport më 2024

Kina sipas të dhënave të saja, është ende eksportuesi më i madh në botë. Siç njoftuan autoritetet doganore të vendit, eksportet kineze në vitin 2024 arritën një...

08:59

Tirana, çmime të njëjta banese me Madridin

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës për përballueshmërin...

07:26

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI