Flash

Pas 30 vjetësh e 3 fëmijëve, Pep Guardiola e gruaja e tij Cristina Serra janë ndarë

Lapsi.al 14 January 2025
Pas 30 vjetësh e 3 fëmijëve, Pep Guardiola e gruaja e tij
Pep Guardiola dhe bashkëshortja Cristina Serra i kanë dhënë fund martesës. Një nga çiftet më jetëgjata në botën e futbollit, së bashku prej 30 vitesh dhe të martuar për dhjetë vite, kanë vendosur të ndjekin rrugë të ndryshme. Sipas mediave, vendimi është marrë javë më parë, por si Pep Guardiola, ashtu edhe bashkëshortja e tij kanë arritur ta mbajnë larg vëmendjes së publikut. Lajmi, i publikuar fillimisht në Argjentinë, ka gjetur konfirmime në Spanjë dhe po merr gjithnjë e më shumë formë. Prej disa kohësh, Guardiola dhe Cristina Serra thuhet se jetonin në shtëpi të ndryshme. Serra nuk banon më në Manchester që nga viti 2019, pasi është përqendruar në biznesin e saj mes Londrës dhe Barcelonës. Pas muajsh reflektimi mbi marrëdhënien e tyre, çifti ka vendosur të ndahet, duke ruajtur gjithsesi një raport të mirë dhe të respektueshëm. Për shumëkënd, ky lajm ka qenë një rrufe në qiell të hapur, pasi vetëm disa të afërm të ngushtë dhe pak miq ishin në dijeni të vështirësive të çiftit. Lexo më tej: Guardiola tërbohet me një grup djemsh: “I njoh fytyrat tuaja, ejani më” Dyshja ka tre fëmijë tashmë të rritur: Maria (24 vjeçe), një influencuese me një milion ndjekës në Instagram; Marius (22 vjeç), i cili është drejtor ekzekutiv i tre kompanive dhe jeton në Dubai; Valentina, e cila është ende e mitur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI