Flash

Historia e spiunit sovjetik në Pallatin Mbretëror/ Elisabetës ia fshehën për 10 vjet

Lapsi.al 14 January 2025
Historia e spiunit sovjetik në Pallatin Mbretëror/ Elisabetës ia

Në mediat britanike ka tërhequr vëmendje zbulimi i një rrjeti të spiunëve sovjetikë gjatë Luftës së Ftohtë që kishin depërtuar deri në nivelet më të larta të establishmentit. Kjo ka dalë nga deklasifikimi i dokumenteve të shërbimeve sekrete të Londrës. Ajo që ka rënë më shumë në sy është se Mbretëresha Elizabeth ishte mbajtur e painformuar për gati një dekadë se kuratori i pikturave të Pallatit Buckingham, historiani i artit Anthony Blunt, ishte në fakt një agjent i Kremlinit.

Blunt ishte i ashtuquajturi "njeriu i katërt" i Cambridge Five (së bashku me Kim Philby, Donald Maclean, Guy Burgess dhe John Cairncross), të gjithë të rekrutuar në vitet 1930 në universitetin e famshëm anglez. Ata konsideroheshin si idealistë të rinj, në disa raste, panë Bashkimin Sovjetik si të vetmen mburojë kundër fashizmit, por edhe mercenarë të pastër në raste të tjera. Ky ishte infiltrimi më i madh sovjetik në Perëndim, një turpërim për Londrën kur gjithçka doli në dritë.

Në rastin e Blunt, Pallti Mbretëror zgjodhi të mbulonte gjithçka në vend që të pranonte se tentakulat e Kremlinit kishin arritur deri në shtëpinë mbretërore. Ai ishte emëruar kurator i koleksionit të pikturave të Pallatit Buckingham nga Mbreti Xhorxh VI, babai i Elizabetës, në vitin 1945. Por në vitet 1950, pas demaskimit të anëtarëve të tjerë të rrjetit të spiunazhit, dyshimet për të kishin filluar të qarkullonin. Megjithatë, vetëm në vitin 1964, pas marrjes në pyetje, Blunt pranoi se ishte agjent i Moskës.

True Story of Anthony Blunt, Queen Elizabeth's Art Curator & Russian Spy

Por më pas ndodhi e pabesueshmja: për të shmangur një skandal që përfshinte monarkinë, historiani i artit u mbajt në vendin e tij dhe gjithçka u kalua në heshtje. Mbi të gjitha, u vendos që për këtë të mos informohej as Elizabeth. Vetëm sekretari i saj privat Martin Charteris dhe zëvendësi i tij e dinin të vërtetën. Sekretari shpjegoi se “t'i thuash mbretëreshës gjithçka nuk do t'i sillte asnjë avantazh dhe vetëm do t'i shtonte shqetësimet e saj”. Kështu Elizabeth, e pavetëdijshme për atë që kishte ndodhur vazhdoi të takohej me Blunt, edhe pse sipas Charteris kjo ndodhte rrallë.

MI5 documents: Late Queen was not told that Anthony Blunt was Cambridge spy  for a decade

Vetëm në vitin 1973 Mbretëresha u informua për sekretin. Mesa duket, Elizabeta ka reaguar me shumë qetësi dhe pa u habitur shumë, edhe për shkak se ka thënë se ishte informuar më parë “në terma të përgjithshëm”. Por një informim i plotë erdhi vetëm atëherë, një vit pasi Blunt kishte dalë në pension në heshtje, në moshën 65-vjeçare, pasi kishte arritur kufirin e moshës.

Edhe kryeministri i asaj kohe, Alec Douglas-Home, nuk ishte informuar për rrëfimin e Blunt të vitit 1964. Vetëm në vitin 1979 Margaret Thatcher zbuloi të gjithë historinë në Parlament dhe denoncoi bashkëpunimin e një institucioni të vjetër që ajo e urrente.

Blunt vdiq në Londër në vitin 1983, në moshën 75-vjeçare, pasi iu hoq titulli Sir. Historia e tij është gjithashtu në qendër të një prej episodeve të serialit “The Crown”, por vetëm tani është zbuluar se për të mbrojtur kurorën ata kishin zgjedhur të gënjenin edhe mbretëreshën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI