Flash

"Bashkia zhytur në luks dhe indiferencë"/ Hoti: 23 shkolla mbyllur në Kurbin

Lapsi.al 14 January 2025
"Bashkia zhytur në luks dhe indiferencë"/ Hoti: 23 shkolla

Deputetja e PD-së, Elda Hoti në një deklaratë për mediat ka folur për situatën e rënduar të arsimit dhe pezullimin e mësimit për shkak te motit të keq në Kurbin.

"Dje ministria e Arsimit dhe Sportit për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, vendosi pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në të vendit. Nga 77 shkolla në gjithë vendin të mbyllura që nuk kanë ngrohje apo e kanë të pa mundur prej borës të shkohet në shkollë, 23 shkolla të mbyllura janë në Kurbin që nuk kanë ngrohje. Afërsisht 1/3 e gjithë shkollave të vendit që nuk afrojnë mundësi mësimi ndodhen në Kurbin.

A mban kush përgjegjësi? Do jenë një javë me temperatura të ulëta, një javë nxënësit do rrinë pa mësim? A i mungon bashkise Kurbin sistemi i ngrohjes? Bashkia Kurbin është zhytur në luks dhe indiferencë, duke harruar qytetarët që vuajnë çdo ditë nga mungesa e kushteve bazike. Ndërsa ata qëndrojnë në zyrat e tyre komode, mijëra familje janë lënë në errësirë dhe shkollat pa ngrohje. Fëmijët nuk mund të ndjekin mësimin në kushte të tilla, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk marrin asnjë masë.

Ulja e çmimit të energjisë me 1 lek nga qeveria është një tallje e hapur me qytetarët, kur mijëra familje në qarkun e Lezhës janë prej ditësh në errësirë totale. Ministrja Balluku mburret me arritje imagjinare, ndërsa qytetarët përballen me mungesën e energjisë në mes të dimrit, pa asnjë shpjegim apo zgjidhje konkrete. Ky është një tregues i qartë i shkëputjes së qeverisë nga realiteti dhe nevojat e vërteta të njerëzve duke lënë të sëmurët, fëmijët dhe të moshuarit në errësirë totale.

Premtimet boshe dhe propagandat nuk ndezin dritat, nuk ngrohin shtëpitë dhe nuk ulin vuajtjet e qytetarëve. Është koha për përgjegjësi dhe veprime të menjëhershme jo për show dhe tallje!", tha Hoti.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI