Flash

Trump: Do të anuloj vendimin mbi ndalimin e shpimeve të naftës dhe të gazit në det

Lapsi.al 13 January 2025
Trump: Do të anuloj vendimin mbi ndalimin e shpimeve të naftës

Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se pasi të marrë detyrën më 20 janar do të anulojë vendimin për ndalimin masiv të shpimeve për naftë dhe të gaz në det. Presidenti Joe Biden e njoftoi vendimin e tij, i cili përfshin ndalimin e shpimit në shumicën e ujrave bregdetare amerikane më 6 janar. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell qëndrimet politike dhe mendimet e ekspertëve mbi këtë çështje.

Përfitimet nga shpimet për naftë dhe gaz në det nuk kanë aq vlerë sa të vihet në rrezik mjedisi, shëndeti dhe ekonomia, thotë Presidenti Joe Biden, veçanërisht në një kohë që vendi po përparon drejt energjisë së pastër. Më 6 janar, Presidenti Biden njoftoi një ndalim të ri në shkallë të gjerë të shpimeve për gaz dhe naftë në ujrat federale në një sipërfaqe prej rreth 253 milion hektarësh. Ky vendim prek shumicën e ujrave bregdetare amerikane.

“Do ta anuloj menjëherë. Do veprohet menjëherë”, u shpreh Presidenti i zgjedhur, Donald Trump.

President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara u zotua menjëherë se do ta anulojë vendimin e pararendësit dhe do të rrisë shpimet për naftë dhe gaz në det, pasi të marrë detyrën më 20 janar.

“Por ne do t’i vazhdojmë shpimet. Do të bëjmë shpime në shumë zona të tjera dhe kostot energjitike do të vijnë duke rënë”, u shpreh zoti Trump.

Por ekspertët ligjorë thonë se anulimi i vendimit mund të mos jetë shumë i lehtë, sepse ka të ngjarë që të duhet të vihet në lëvizje Kongresi. Ndërkohë, ambientalistët thonë se kjo masë e fundit (e administratës së Presidentit Biden) do të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike.

“Shkenca e kë bërë të qartë se çdo shtim i lëndëve fosile bie ndesh me luftën kudër ngrohjes globit, një kufizim prej deri në 1.5 gradë Celcius, prag që u vendos në Traktatin e Klimës në Paris, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i zjarreve në pyje, uraganëve dhe fatkeqësive të tjera klimatike”, shprehet Allie Rosenbluth nga grupi Oil Change International.

Trump ka shprehur më parë skepticizëm rreth ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Përkrahësit e industrisë së naftës për shpimet në det e vlerësojnë qëndrimin e Presidentit të zgjedhur.

“Ka një kërkesë prej 100 milionë fuçish në ditë për ekonominë globale dhe nëse nuk do ta prodhojmë atë energji këtu në SHBA, ajo do të prodhohet diku tjetër dhe ne besojmë se kemi standarde të larta kur bëhet fjalë për mbrotjen e mjedisit”, shprehet Erik Milito, presidenti i organizatës “National Ocean Industries Association”.

Profesori i biologjisë detare në Universitetin Duke, Andy Read e pranon se bota ka nevojë për naftë, tani për tani.

“Nuk mund të kalojmë menjëherë në energji të pastër. Do të marrë pak kohë. Edhe pse tani duket sikur ka një prirje për të bërë hapa pas, mendoj se në perspektivën afatgjatë po shkohet drejt burimeve të energjisë së pastër”, thotë zoti Read.

Profesori Read vë në dukje se kalimi drejt energjisë së pastër do të ndodhë me apo pa udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara./ VOA

Të këshilluara

Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua

Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat tha se kundërshtarët politikë e kanë bërë kriminelë, duke thënë se asnjëherë nuk ka kryer ndonjë krim në jetë. ...

11:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI