Flash

Teknika absurde e Raya gjatë penalltive: portieri dënon Arsenal me eliminim

Lapsi.al 13 January 2025
Teknika absurde e Raya gjatë penalltive: portieri dënon Arsenal me
Portieri i Arsenal, David Raya, la pa fjalë tifozët e skuadrës londineze pas humbjes së tyre me penallti kundër Manchester United në raundin e tretë të FA Cup këtë sezon. Shumë nga mbështetësit e ekipit të teknikut Arteta shprehën pakënaqësinë për atë që panë gjatë ekzekutimit të penalltive. Raya, në fakt, dukej se hidhej përpara se kundërshtarët të godisnin topin nga pika e bardhë. Një video që tregon momentet e penalltive ka ngjallur habi për mënyrën e veprimit të tij. Në penalltinë e parë të goditur nga Bruno Fernandes, lëvizja e spanjollit Raya mund të duket normale, siç shihet zakonisht në fushë: portieri hidhet në një drejtim, ndërsa topi përfundon në tjetrin. Megjithatë, portieri i Arsenal nuk priti deri në momentin e fundit që kundërshtari të godiste, por u hodh pothuajse në të njëjtën kohë me goditjen e kapitenit të “Djajve të Kuq”. Raya nuk arriti të ndalte asnjë nga penalltitë, duke u mashtruar lehtësisht edhe nga gjuajtjet e Diallo dhe Yoro. Por, janë dy penalltitë e fundit ato që lanë tifozët të habitur.

Gabimet e portierit të Arsenal: hidhet përpara se të goditet topi

Martinez, një nga gjuajtësit e penalltive, fillimisht shikon nga Raya para se të gjuajë. Në këtë rast, portieri i Arsenal hidhet shumë herët, përpara goditjes së mbrojtësit të United. Goditja e tij e fortë në këndin e djathtë të portierit përfundon pa asnjë problem në rrjetë, pasi Raya tashmë ishte hedhur në drejtimin e kundërt gjatë nisjes së sulmuesit drejt topit. Tifozët e Arsenal mbetën pa fjalë, ndërsa në penalltinë vendimtare të Zirkzee, Raya bëri edhe më keq. Ish-lojtari i Bolognas e goditi topin saktësisht në të djathtën e portierit, por Raya tashmë ishte duke u hedhur në të majtën, duke e bërë shumë të lehtë për Zirkzeen të shënonte dhe të vuloste fitoren e United. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, falë golave të Bruno Fernandes dhe Gabriel Jesus. Gjatë ndeshjes, Odegaard humbi një penallti vendimtare për Arsenalin, duke kontribuar në disfatën që padyshim do të mbetet në kujtesën e David Rayas për një kohë të gjatë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI