Flash

Mjekët e Real po kuronin Mbappé, Raphinha i heq çantën: veprimi ndez polemika

Lapsi.al 13 January 2025
Mjekët e Real po kuronin Mbappé, Raphinha i heq çantën:
Raphinha largoi çantën mjekësore të Real Madrid nga fusha ndërsa stafi mjekësor po trajtonte Mbappé, duke i detyruar ata të largoheshin nga fusha dhe duke e bërë që loja e finales së Superkupës së Spanjës të rifillonte. Barcelona mundi me rezultatin e thellë 5-2 rivalët historikë në “El Clasico” dhe fitoi trofeun e parë sezonal. Gjatë kësaj sfide të zhvilluar në Arabinë Saudite, ndodhi ky episod, të cilin të paktë ishin ata që e vunë re në minutat e para të ndeshjes. Futbollisti brazilian, që mbante shiritin e kapitenit, u bë protagonist i një situate shumë të veçantë, që nuk ndodh shpesh në fushat e futbollit.

Pse Raphinha largoi çantën mjekësore gjatë trajtimit të Mbappé

Raphinha, në minutën e 17’, largoi çantën mjekësore të stafit të Real Madrid gjatë trajtimit të Kylian Mbappé: për të rifilluar menjëherë loja, numri 11 i Barcelonës mori një qëndrim shumë të fortë, duke marrë edhe kompetencat e arbitrit Gil Manzano e duke i detyruar mjekët e Blancos të largoheshin nga fusha. Lojtari brazilian veproi në këtë mënyrë të pazakontë, duke shkaktuar pak tension me kundërshtarët, por arriti qëllimin e tij: rifillimin e menjëhershëm të lojës, në një moment kur Barcelona ishte në disavantazh 1-0. Raphinha pati një përplasje të vogël me Valverde dhe Rudiger për këtë veprim të tij, por situata u normalizua shpejt dhe ndeshja vazhdoi pa probleme.

Raphinha shpallet MVP i “El Clasico” të Superkupës

Raphinha u shpall lojtari më i mirë i finales së Superkupës së Spanjës, ku blaugranat triumfuan në mënyrë spektakolare kundër Real Madrid. Futbollisti brazilian, që shënoi një dopietë të jashtëzakonshme dhe dha një asist, zhvilloi një paraqitje fantastike në Jeddah dhe shtoi një tjetër performancë të shkëlqyer në këtë sezon, duke u konsakruar përfundimisht në sytë e publikut të gjerë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI