Flash

Kërkoi shitjen, Milan nxiton për Walker: kontratë deri në vitin 2027

Lapsi.al 13 January 2025
Kërkoi shitjen, Milan nxiton për Walker: kontratë deri në

Milan synon të mbyllë marrëveshjen për Kyle Walker brenda pak ditësh. Këtë e konfirmojnë mediat angleze, të cilat zbulojnë edhe emrin e personit kyç në këtë operacion: Zlatan Ibrahimovic. Suedezi po shtyn për transferimin e mbrojtësit të djathtë 34-vjeçar në Milano, tashmë jashtë planeve të Manchester City, siç u konfirmua të shtunën nga vetë Pep Guardiola.

Milan nuk po përqendrohet vetëm te Rashford për merkaton e janarit, duke parë me këmbëngulje drejt Premier League. Megjithatë, vetëm njëri prej këtyre dy lojtarëve mund të arrijë në Milanello, duke marrë parasysh rregullat strikte për lojtarët jashtë Bashkimit Evropian.

Sipas gazetës angleze The Telegraph, disa klube arabe kanë shfaqur interes për Walker, por kuqezinjtë janë në krye të garës. Madje, gazeta zbulon disa detaje të negociatave: palët po diskutojnë një kontratë dyvjeçare e gjysmë, konkretisht deri më 30 qershor 2027.

Lexo më tej: Conceição te Milani e prapaskena e pazbuluar: ishte dakord për të drejtuar Belgjikën

Natyrisht, Walker (klasi i vitit 1990) do të bashkohej me skuadrën e trajnerit Conceição për të zënë vendin titullar në krahun e djathtë, duke lënë në hije Emerson Royal dhe Davide Calabria. Ky i fundit duket i destinuar të largohet në fund të sezonit nga klubi kuqezi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI