Flash

Zjarret në Kaliforni/ Shkon në 16 numri i të vdekurve

Lapsi.al 12 January 2025
Zjarret në Kaliforni/ Shkon në 16 numri i të vdekurve

Zjarrfikësit po luftojnë me kohën dhe kushtet e motit në frontet ende të pakontrollueshme të zjarreve rreth Los Angeles ndërsa autoritetet vazhdimisht lëshojnë urdhra për evakuimin e zonave. Zyra e mjekëve të kontesë së Los Angelesit tha sot se numri paraprak i vdekjeve nga zjarret që kanë përfshirë qendrën e dytë më të madhe urbane të SHBA që nga fillimi i javës është rritur në 16.

Njëmbëdhjetë viktima u gjetën në zonën e përfshirë nga zjarri i Eaton pranë qytetit të Altadina dhe pesë të tjerët në zonën e prekur nga zjarri i Palisades, i cili përfshiu periferinë e pasur të Paqësorit Palisades.

Të dy zjarret mbeten të pakontrolluara nga zjarrfikësit. Numri i mëparshëm zyrtar i përkohshëm i vdekjeve ishte 11 të vdekur. Numri pritet të rritet pasi zjarrfikësit të jenë në gjendje të kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi. Deri më tani, janë lëshuar urdhra evakuimi për 153,000 banorë të zonës së Los Angelosit, ndërsa 166,000 të tjerëve u është thënë se mund të largohen gjithashtu nga shtëpitë e tyre. Zonat në rrezik ndryshojnë vazhdimisht nga ora në orë.

Në të njëjtën kohë, policia arrestoi 22 persona për shkelje të orarit të qarkullimit gjatë orëve të natës dhe për grabitje në zonat e djegura. Shërbimi zjarrfikës ka paralajmëruar banorët se në 72 orët e ardhshme moti ka mundësi të përkeqësohet nga erërat. Katër janë frontet aktive dhe më të rrezikshme tani në zonën më të madhe të Los Angelosit. Dy janë më të rrezikshmit, ndërsa dy të tjerë kontrollohen në një masë të madhe. Rreth 10 janë kontrolluar pothuajse plotësisht në ditët e fundit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI