Flash

Berisha: Parashikuan zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar

Lapsi.al 12 January 2025
Berisha: Parashikuan zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë një fjalimi në Lezhë, deklaroi se “ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar.

Berisha tha se PD do të fitojë zgjedhjet, sepse janë më të bashkuar.

“Natyrisht ne kemi gabimet tona dhe jashtë gabimeve nuk dalim ndonjëherë, por ajo që është tipari ynë, është realizmi.

Ne i shohim drejt në sy gjërat. Ne i njohim gabimet. Vërtetë skemat piramidale u zhvilluan nën qeverisjen tonë, por ne e dorëzuam pushtetin. E dorëzuam pushtetin nën parimin moral se, ne duhet tu faktojmë shqiptarëve se nuk kemi prekur një qindarkë të tyre.

Pra, u ndala në një gabim. Por gabime të tjera janë bërë. Por gjithmonë janë njohur dhe janë bërë përpjeke të mëdha për korrigjimin e tyre.

Ne kemi një meritë, kemi një meritë shumë të veçantë; ne kurrë nuk jemi ndarë dhe nuk ndahemi nga qytetarët. Jo.

Miqtë e mi. Ju i keni ndjekur zgjedhjet në SHBA. Edhe unë i kam ndjekur sigurisht. Çfarë keni parë aty? Keni parë e gjithë elita amerikane, i gjithë Hollivudi, mediat etj., me radhë në mbështetje të kandidatit kundërshtarë të Donald Trump. Të gjithë humbën, pse humbën? Humbën se ishin të shkëputur nga qytetarët amerikanë.

Thelbi, absolutisht jo se amerikanët nuk admironin Tailor Suift, apo yjet e Hollivudit, por e kishin të qartë se ata ishin për në Hollivud dhe jo për hallet e tyre.

E dinin mirë se për hallet e tyre ishte një njeri tjetër, një njeri që mediat e censuronin, një njeri të cilin të gjithë, për të mos thënë e gjithë bota kundër tij. Por një njeri që mendonte për amerikanët dhe ato 4 vite që kishte qeverisur u kishte dëshmuar amerikanëve se mendonte për ta, ekonominë dhe xhepat e tyre.

Ne vimë sot, pas një kalvari që kaluam në mënyrë të pamerituar. Kurrë nuk meritonim ne, ne kishim përmbysur diktaturën më të egër në Europë, kishim anëtarësuar vendin në NATO, kishim dyfishuar rrogat, pensionet, e transformuam vendin.

Por u sulmuam nga sundimi mafioz i Edi Ramës. U sulmuam nga kryemafiozi i planetit Xhorxh Soros dhe mafia e tij. Ata menduan se do na zhduknin, por ata gabuan. Ja ku jemi ne sot më të bashkuar, më të fortë, më të fuqishëm se kurrë.

Na përçanë, u bashkuam.

Na e morën flamurin, ja ku e kemi më krenar se kurrë në jetën e tij.

Na arrestuan, ja ku jemi sot më të fortë se asnjëherë.

Pra miq, ata të cilët kishin parashikuar zhdukjen tonë, me 11 maj do të marrin disfatën e merituar.

Ne vijmë sot më të sigurtë se kurrë në fitoren tonë.

Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për grabitjen e zgjedhjeve.

Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për narkodiktaturën.

Ne vijmë sot pasi i damkosëm ata në gjithë botën, për vjedhjet e tmerrshme, pasi qëndruam dhëmb për dhëmb për çdo vjedhje të tyre.

Ne vijmë sot më të sigurtë se kurrë në fitore, sepse jemi më të bashkuar, sepse kemi programin tonë, programin që i jep përgjigje çdo qytetari”, tha Berisha.

Të këshilluara

Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua

Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat tha se kundërshtarët politikë e kanë bërë kriminelë, duke thënë se asnjëherë nuk ka kryer ndonjë krim në jetë. ...

11:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI