Flash

Reshje të dendura dëbore gjatë natës në të gjithë Kosovën

Lapsi.al 11 January 2025
Reshje të dendura dëbore gjatë natës në të

Reshjet e borës krijuan vështirësi në qarkullim nëpër gjithë Kosovën të shtunën. Rrugët ishin të kalueshme, megjithatë të mbuluara me borë.

Policia e Kosovës u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë ngasjes së veturës.

“Bazuar në situatën e tanishme ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të borës, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferëve të automjeteve për kujdes të shtuar, përshtatje të shpejtësisë me kushtet atmosferike dhe me gjendjen e rrugës, mbajtje të distancës mes mjeteve si dhe ngadalësim gjatë lëvizjes në rrugë të mbuluara me borë dhe me ngrica”, thuhet në apelin e policisë.

Në kryeqytet pati reshje të dendura të borës duke krijuar shumë vështirësi në qarkullim gjatë ditës. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se janë shtuar kapacitetet për të pastruar rrugët.

“Lusim qytetarët të kenë mirëkuptim dhe kujdes gjatë lëvizjes, ndërsa ekipet tona vijojnë të jenë të angazhuara për t’i shërbyer qytetarëve”, tha Rama.

Ndërkohë që për rrugët nacionale të cilat po ashtu të shtunën ishin të mbuluara nga bora, zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi njoftoi se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI