Flash

Makina bie nga lartësia 70 metra pranë Kishës së Laçit, lëndohet rëndë çifti

Lapsi.al 11 January 2025
Makina bie nga lartësia 70 metra pranë Kishës së

Mbrëmjen e kësaj të shtune një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e “Kishës së Laçit”. Një drejtues automjeti ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar rreth 70 metra poshtë. Brenda mjetit ndodhej një çift, të cilët kanë pësuar dëmtime të rënda si pasojë e përplasjes.

Sipas raportimeve paraprake, automjeti dyshohet se ka dalë nga kontrolli për shkak të një manovre të gabuar ose problemeve teknike, duke rënë në humnerë pranë një shtëpie. Ishin banorët e shtëpisë që arritën të nxjerrin çiftin nga mjeti i dëmtuar rëndë dhe më pas i mori ambulanca. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI