Flash

Arrestohet hajduti i këpucëve dhe çantave të përdorura në Shkodër

Lapsi.al 11 January 2025
Arrestohet hajduti i këpucëve dhe çantave të

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person pasi vodhi 92 palë këpucë dhe çanta të përdorura. 61-vjeçari Gëzim T. është prangosur pasi kreu vjedhje të vazhdueshme në një dyqan në rrugën “Dervish Beg”. Ishte pronari i dyqanit ai që e kapi hajdutin pasi vuri mungesën e mallit të tij. Ai vendosi një kamerë të fshehtë sigurie në ambient.

Në 28 dhjetor kur hajduti u fut sërish në dyqan për të vjedhur pronari njoftoi policinë që arrestoi në flagrancë 61-vjeçarin. Gëzim T. ka mohuar se të ketë qenë autor i vjedhjes dhe se ka qënë rastësisht duke kaluar në rrugë. Por kontrolli në banesën e tij ka provuar se ka qenë pikërisht ai autori i vjedhjeve. Në oborrin e 61-vjeçarit u gjetën 92 palë këpucë si dhe 8 canta që dyshohet se i kishte vjedhur në dyqnin në rrugën Dervish Beg.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI