Flash

Lufta në Ukrainë, po përgatitet takimi Trump-Putin

Lapsi.al 10 January 2025
Lufta në Ukrainë, po përgatitet takimi Trump-Putin

Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar një takim me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin. "Ai dëshiron që ne të takohemi. Dhe ne po e organizojmë këtë," tha Trumpi në rezidencën e tij në Mar-a-Lago, Florida. Në takim do të bëhet fjalë mbi të gjitha për t'i dhënë fund luftës së agresionit të RusisëkundërUkrainës.

Putini u tregua i "hapur” për bisedime. Moska e përshëndet "gatishmërinë e Trumpit për të zgjidhur çështjet përmes dialogut”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov. Nuk ka asnjë parakusht për një takim të tillë, shtoi ai.

Paqe "brenda 24 orësh”?

Më 20 janar Trumpi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë në Uashington. Në fushatën elektorale, ai e kritikoi në mënyrë të vazhdueshme ndihmën ushtarake të SHBA për Ukrainën dhe njoftoi se paqja në Ukrainë do të rivendosej "brenda 24 orëve" pas marrjes së detyrës prej tij. Si do të arrihet kjo, këtë ai nuk e ka treguar. Kjo shkaktoi skepticizëm në Kiev dhe tek shtetet aleate: ekziston droja se Trumpi mund ta detyrojë Ukrainën që t'i bëjë lëshime të mëdha Rusisë.

Por Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski u tregua tani megjithatë besimplotë se presidenti "i fortë" i zgjedhur i SHBA, mund t'i japë fund luftës në Ukrainë. Në një intervistë të publikuar së fundmi me podkasterin amerikan Lex Fridman, Zelenski tha se Trumpi do të hapë në mënyrë vendimtare rrugën për një zgjidhje me negociata, e cila do të mbështetet edhe nga shtetet evropiane.

Trump ka deklaruar disa herë: "Ne duhet ta lëmë pas vetes këtë luftë. Është një kasaphanë. Miliona ushtarë vriten". Është një luftë, e cila nuk do të kishte ekzistuar kurrë, po të kishte qenë ai President, pohoi Trumpi.

Miliarda dollarë për Ukrainën

Që nga fillimi i luftës pothuajse tre vjet më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, me distancë të madhe nga të tjerët, mbështetësit më të fuqishëm të Ukrainës. Sipas të dhënave të Pentagonit, SHBA kanë vënë tashmë në dispozicion një shumë totale prej 65.9 milionë dollarësh - ose rreth 64 milionë euro - si "kontribute për sigurinë".

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI