Flash

“Lufta e Nuseve”, tri dasma, një fitues/ Sonte ora 21:00 në Top Channel

Lapsi.al 10 January 2025
“Lufta e Nuseve”, tri dasma, një fitues/ Sonte ora 21:00

Tri nuse të vërteta pranojnë të shkojnë në dasmat e njëra tjetrës, të komentojnë dhe vlerësojnë me pikë elementet e dasmës si dekori, fustani i nusërisë, atmosfera dhe ushqimi. Por jo vetëm kaq. Kleçka qëndron në fund. Pasi ato kanë edhe një votim të fundit për të përcaktuar fituesen. Pyetja është: Cilën nga dy dasmat konkurente voton si dasmën më të mirë?

Këtu, në përpjekje për të eleminuar konkurenten më të fortë kemi ndeshur edhe votime le të themi “strategjike” që në fund kanë rezultuar të gabuara!

 

Është pikërisht paparashikueshmëria, elementi surprizë, sekreti i shikueshmërisë rekord. Por edhe komentet pikante, batutat, përgjigjet flakë për flakë që i japin adrenalinën.

Tri dasma jashtëzakonisht të kuruara, tri nuse të bukura, atmosfera fantastike! Do të këndojnë në dasmat e Evit Mariola dhe Jurgen Kacani, në dasmën e Jonidës Gjyste Vulaj ndërsa te Armelda do jetë Aurela Gaçe!

Dasma të mrekullueshme dhe finale emocionuese plot surpriza. Të gjitha do i ketë kjo Luftë Nusesh ndaj mos harroni, në orën 21.00 në Top Channel!

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI