Flash

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

"Goli i parë faull": Magani në vështirësi, Brdaric pranon: "Mund të kishim pësuar 3"

Lapsi.al 10 January 2025
"Goli i parë faull": Magani në vështirësi, Brdaric

“Renditja është padiskutim pjesë kryesore e këtyre momenteve të këqija që po kalojmë. Jo vetëm ne, të gjithë kanë momente të këqija. Ne sot për hir të të vërtetës kemi bërë ndeshje shumë të mirë në pjesën e parë. Mund ta kishim mbyllur ndeshjen në 2-3 situata". Gugash Magani ka humbur një ndeshje, që e ndjen se mund ta kishte fituar. Tekniku i Tiranës pa të përmbysej nga dy gola të Balaj dhe tani është në zonën e rënies nga kategoria: "Siguria vjen me rezultatin, jam i kënaqur me skuadrën, jo rezultatin. Jemi në pozita të vështira, nuk do dorëzohemi kurrë. Nuk i fola fare skuadrës, do analizojmë gjithçka, por me qetësi sepse jemi në një moment të vështirë".

Magani merr përgjegjësinë e rezultatit, por ndërkohë Tirana është në vendin e 9 dhe me teknikun në detyrë ka vetëm një fitore: "Ilaçi është besimi që do u japim lojtarëve se janë aktorët. Kemi bërë merkato, por nuk i kemi të gatshëm, kishim mungesa". "Ne kemi përgjegjësi, unë si trajner kam përgjegjësitë e mia, do të mundohem shumë që me eksperiencën që kam, se gjithmonë kam marrë risqe, këtë presion të mos e transmetojmë te lojtarët, por t’u japim besim se kampionati është i gjatë dhe do të dalim nga kjo gjendje e pazakontë për Tiranën".

Lexo më tej: Video/ Super Balaj përmbys Tiranën në Klasike: Magani e sheh veten në zonën e rënies

Çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes mbetet aty dhe Magani e përqafon këtë filozofi: "Analiza është diçka që është brenda shtëpisë, nuk do nxjerr asnjë sekret. Analizën dhe veshin së pari ia tërheq vetes time, se ka momente që ne besojmë më shumë se sa duhet të një lojtar, e në disa të tjerë më pak. Goli i parë ishte faull ndërsa i dyti në lojë dinamike në një gabim që duhej evituar”, tha Magani pas sfidës.

BRDARIC: "KJO FITORE E DERBIT TË SHIJON"

“Duhet të uroj ekipin për fitore fillimisht. Ishte nga ndeshjet më të bukura të sezonit. Ndërruam diçka në pjesën e dytë dhe treguam fytyrë tjetër. Kjo fitore e derbit të shijon". Thomas Brdaric është entuziast pas fitores me përmbysje të Vllaznisë në Klasiken me Tiranën. Tekniku gjerman i shkodranëve shijon rezultatin dhe vendin e parë në renditje: "E nisëm shumë keq. Humbëm topa dhe duele, nuk ka lidhje me cilin ekip do luash. Nuk mund të fitosh ndeshje. Patëm pak fat. Në pjesën e dytë mund të pësonim golin e dytë apo tretë. Çfarë treguam në pjesën e parë nuk mund të ndodhë më. E dimë që mund të bëjmë më mirë. Nëse Tirana na lejon, ne shkuam dhe e kemi kualitetin. E përdorëm. Jam i lumtur për Bekimin se nuk kishte shënuar, por besuam tek ai. Po ashtu dhe për portierin, Jukaj bëri pritje të rëndësishme dhe na shpëtoi".

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI