Flash

Berisha: Angazhimi në fushatë, njëra kokë në Shqipëri dhe koka tjetër në diasporë

Lapsi.al 10 January 2025
Berisha: Angazhimi në fushatë, njëra kokë në

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në nisje të mbledhjes së Grupit Parlamentar të kësa force politike se qëllimi i kësaj mbledhje është angazhimi i tyre total në fushatë elektorale, duke bërë një skemë të re në mendje. Berisha u tha demokratëve se "siç e kemi flamurin, njëra kokë në Shqipëri dhe koka tjetër në emigracion dhe diasporë" duhet të jetë skema. Ai thotë se arsyeja pse duhe të ndiqet kjo skemë është sepse i ndjekin në gjithë jetën duke shtuar se nëse kombet tjera i kanë patur mitologjike, ne i kemi reale.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ndonëse kemi uruar njëri-tjetrin, por edhe njëherë një vit të mbarë, shëndet dhe fitore! Qëllimi i kësaj mbledhje është angazhimi ynë total në fushatë elektorale, duke bërë një skemë të re në mendjen tonë, siç e kemi flamurin, njëra kokë në Shqipëri dhe koka tjetër në emigracion dhe diasporë. Sepse na ndjekin ne gjithë jetën, bicefalitë. Nëse kombet tjera i kanë patur mitologjike, ne i kemi reale. Ndaj dhe i kemi reale sepse sot, ka shumë, shumë mundësi që më shumë votues shqiptarë janë jashtë se brenda vendit.

E këtu nuk është fjala për diasporë të 100 viteve më parë, se edhe ata janë dhe e meritojnë, e jemi krenar me ta. Por këtu është fjala që vetëm në 10 vitet e fundit sipas statistikave të BE-së në hapësirën Shengen janë larguar nga Shqipëria për në hapësirën Shengen 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. Statistika e fundit është 1 milionë e 99 mijë shqiptarë në hapësirën Shengen. Pa llogaritur pastaj që absolutisht nga Afrika e Jugut, gjer tek Kepi i Veriut madje edhe ne Groenlandë gjenden shqiptarë. Ka kudo dhe në çdo vend.

Janë bërë përpjekje serioze. Këtu është ngritur një qendër digjitale, në degë ka filluar identifikimi i emigrantëve, janë bërë një seri takimesh në Greqi, Itali, SHBA, Britani e madhe. Por po të kemi parasysh planetin si konstituencë, këto janë pika uji në oqean, këto që kemi bërë ne deri tani. Së dyti, të themi të vërtetën, zgjedhjet për gjysmën e shqiptarëve përfundojnë në datën 12 mars. Sepse ajo është data e fundit e regjistrimit të tyre, pastaj ata kanë alternativë të vetme të vijnë në Shqipëri dhe nuk mund të votojnë më, me mekanizmin ligjor të miratuar për votën e tyre. Edhe kjo përbën një detyrim për ta përparësuar këtë proces.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI