Flash

Austri/ Protesta kundër një qeverie të mundshme të ekstremit të djathtë

Lapsi.al 10 January 2025
Austri/ Protesta kundër një qeverie të mundshme të ekstremit

Në Austri partia e ekstremit të djathtë FPÖ dhe partia konservatore ÖPV kanë vendosur fillimin e bisedimeve për krijimin e koalicionit qeverisës. Rezultati i bisedimeve mund të jetë zgjedhja e kancelarit Kickl të FPÖ-së.

Në disa qytete kanë protestuar dhjetra mijëra persona kundër zhvendosjes së kahut politik djathtas. Një qeveri e krijuar mes FPÖ-së(Partia Austriake e Lirisë) pjesërisht ekstremiste e djathtë dhe konservatorëve të ÖVP-së (Partia Popullore e Austrisë), me kancelar Herbert Kickl nga FPÖ, ka shkaktuar protesta në Austri.

Përpara selisë së kancelarit në Vjenë kanë protetsuar dhjetra mijë vetë. Organizatorët bëjnë fjalë për 50.000 pjesëmarrës, autoritetet për rreth 25.000. Demonstruesit mbanin parrulla me mesazhet: “Nuk duam një Austri ekstremiste të djathtë” dhe “Kurrë më është tani “. Shumë sloganë drejtoheshin kundër kreut të FPÖ-së Kickl si kancelar i mundshëm. Masa e protestuesve gëloi, kur gjatë kohës së protestës u bë e ditur, se FPÖ dhe ÖVP zyrtarisht kanë vendosur të fillojnë negociatat e koalicionit.

Demonstrat u iniciuan nga organizatat sociale dhe kishtare si dhe nga grupe, që angazhohen për çështje të migrantëve dhe të mjedisit. “Kërcënon një sulm autoritar ndaj demokracisë, mbrojtjes së mjedisit dhe solidaritetit social në vendin tonë”, theksohej në thirrjen për protestë. Edhe në Insbruk, Salcburg dhe në Grac u mblodhën disa qindra vetë.

FPÖ dhe ÖVP në kohën që protestohej deklaruan vendimin e kryesive të partive për fillimin e bisedimeve të koalicionit. “Ne hyjmë në bisedime me FPÖ-në”, tha kryetari në detyrë i ÖVP-së Christian Stocker. Si piketat kryesore për partinë e tij ai nënvizoi sërish ruajtjen e demokracisë liberale, antarësimin e Austrisë në BE dhe refuzimin e influencës nga Rusia. Indirekt ai u shpreh kësisoj duke iu referuar qendrimeve kritike të FPÖ-së ndaj BE-së. Të dyja partitë kanë qendrim restriktiv ndaj politikës së azilit. Po është ende e paqartë, nëse ato do të mund t’i kapërcejnë diferencat lidhur me politkën e jashtme. Po ashtu midis politikanëve të të dyja partive ka tensione sa i përket marrjes së përgjegjësisë për krizën ekonomike. ÖVP vazhdimisht e ka cilësuar FPÖ-së si një rrezik për sigurinë e Austrisë.

Kickl polarizon – mendim që e ndajnë shumica e austriakëve

Kundërshtarët politikë e konsiderojnë 56-vjeçarin si “rrezik për sigurinë” – kështu është shprehur kancelari Karl Nehammer nga partia konservatore ÖVP, i cili dha dorëheqjen pasdështimit të bisedimeve të koalicionit me partitë e qendrës.

Por me sa duket ndryshe e shohin mbi 1,4 milionë zgjedhëse dhe zgjedhës, që në fund të shtatorit i dhanë votën Kickl-it dhe partisë së tij populiste të djathtë, FPÖ. Kjo parti mori 28,8 përqind të votave duke dalë për here të parë si forca më e madhe politike në këshillin kombëtar, parlamentin e Austrisë. Aktualisht FPÖ në bazë të sondazheve arrin të ketë një kuotë rreth 35 përqind.

Pasi dështuan bisedimet për krijimin e qeverisë nga partitë e qendrës, presidenti Alexander Van der Bellen mandatoi zyrtarisht FPÖ-në për krijimin e qeverisë./DW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI