Flash

Ambasadori italian thirrje partive politike: Bëni fushatë bazuar në programe konkrete

Lapsi.al 10 January 2025
Ambasadori italian thirrje partive politike: Bëni fushatë bazuar

Ambasadori italian, Fabricio Bucci ka komentuar zgjedhjet që do të mbahen më 11 maj në Shqipëri, duke u bërë thirrje partive politike të zhvillojnë një fushatë elektorale të bazuar në programe të qarta dhe konkrete. Në një prononcim për mediat nga Gjirokstra, ambasadori vlerësoi situatën politike në vend si shumë konfliktuale, duke theksuar rëndësinë e një debati të bazuar në fakte dhe programe reale.

“Për fat të keq, situata politike në Shqipëri mbetet shumë konfliktuale. Zgjedhjet po afrojnë, dhe unë shpresoj që fushata të fokusohet në programe konkrete, sepse qytetarët duhet të kuptojnë se çfarë synojnë partitë politike të bëjnë për përmirësimin e jetës së tyre. Zgjedhësit duhet të gjykojnë mbi bazën e programeve. Uroj që debati politik të fokusohet te këto çështje, pasi shqiptarët janë të interesuar të dinë se çfarë do të bëjë politika për ta," tha ai

Po ashtu Bucci ka deklaruar se Italia do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së dhe do të mbetet gjithmonë një partner i vendit. Bucci ka shtuar se të gjithë partitë politikë duhet të punojnë së bashku për interesin e të gjithë shqiptarëve.

"Nuk komentojmë ide apo programe specifike. Respektojmë dinamikat politikës së brendshme. I takon politikës shqiptare të vendosë. Ajo që është e rëndësishme është se Italia do të mbetet një partner themelor i Shqipërisë. Raporti ynë është kaq special që do të ngelet në vite. Ne do ta mbështesim gjithmonë Shqipërinë pavarësisht nga qeveritë. Ka shumë objektiva të rëndësishme. Hyrja në BE. Kjo është e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Dhe për tema që kanë të bëjnë me jetën e shqiptarëve, të gjithë partitë duhet të punojnë së bashku sepse është interesi i të gjithë shqiptarëve," tha ai.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI