Flash

Vatër zjarri në Peqin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre, pyll, por edhe ullishte në fshatin Haspiraj ...

20:25

Prangosen 3 persona të rrezikshëm/ Dy pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali

Lapsi.al 9 January 2025
Prangosen 3 persona të rrezikshëm/ Dy pjesëtarë të

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në departamentin e policisë kriminale në Policinë e Shtetit, gjatë 24 orëve të fundit, finalizoi 3 operacione për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Operacionet, rezultat dhe i shkëmbimit të informacioneve me homologët e rrjetit ENFAST.

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) kapi dhe vuri në pranga 2 pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali, të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe 1 shtetas të akuzuar në Suedi, për kanosje serioze për vrasje.

Si rezultat i koordinimit të informacioneve dhe veprimeve operacionale, me homologët e Policisë italiane dhe ata të Policisë suedeze, në kuadër të operacionit policor “Operacionalja 22”, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit:

-Y. Zh. alias Y. Gj., 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-L. F alias L. D., 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;

-A. F., 37 vjeç, shtetas suedez. Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Kanosja serioze për vrasje”.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali dhe në Suedi, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre shtetasve.

 

Të këshilluara

Argita Malltezi paraqitet në SPAK

Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Malltezi u paraqit e vetme në SPAK rreth orës...

09:28

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI