Flash

Monza, Galliani i shkruan një letër lojtarëve: “Kjo është gjithçka doja t’ju thoja”

Lapsi.al 9 January 2025
Monza, Galliani i shkruan një letër lojtarëve: “Kjo

Situata e Monzës në kampionat është dramatike: vendi i fundit me vetëm 10 pikë pas 19 javësh, një fitore e vetme, 7 barazime dhe 11 humbje. Distanca prej 7 pikësh nga Lecce dhe Cagliari, që ndodhen në vendet e shpëtimit, e bën misionin për mbijetesë të duket si një utopi. Ndryshimi i trajnerit para Krishtlindjeve, nga Alessandro Nesta te Salvatore Bocchetti, nuk ka dhënë fryte, me Monzën që ka humbur të dyja ndeshjet e para nën drejtimin e tij kundër Parmës dhe Cagliarit, duke çuar në gjashtë numrin e humbjeve radhazi. Në këtë situatë të rëndë, Adriano Galliani, administrator i deleguar i klubit, ka marrë masa për të motivuar skuadrën duke shkruar një letër, ku kërkon një angazhim maksimal nga futbollistët ose largimin e tyre nëse nuk besojnë më te shpëtimi.

Letra e Gallianit: “Kjo është ajo që duhet të bëjmë”

“50 vite në futboll më kanë mësuar se fjalët, sidomos kur gjërat shkojnë keq, nuk vlejnë aspak. Prandaj, asnjë fjalë e tepërt, por vetëm një objektiv për t’u arritur. Ju, dhe përsëris, ju, në gjysmën e parë të kampionatit të kaluar arritët të grumbulloni 25 pikë. Kjo është ajo që duhet të bëjmë edhe këtë gjysmë kampionati,” shkruan Galliani.

Duke vendosur kuotën e shpëtimit në 35 pikë, Galliani përkujton se kjo skuadër është pothuajse identike me atë të sezonit të kaluar, duke munguar vetëm Di Gregorio dhe Colpani.

“Kush nuk beson, mund të largohet”

Letra vazhdon me një paralajmërim të qartë: “Nëse dikush prej jush mendon se kjo është e pamundur dhe nuk është i gatshëm të vendosë zemrën, mendjen dhe shpirtin në këtë sfidë, është i lutur të më lajmërojë përmes menaxherit të tij, në mënyrë që të shqyrtojmë kushtet për një largim të menjëhershëm. Kjo është gjithçka që doja t’ju thoja. Secili prej jush të bëjë një vetë-reflektim dhe të gjejë përgjigjen brenda vetes. Faleminderit.”

Ndihma nga merkatoja e janarit

Galliani po përpiqet gjithashtu të ndihmojë trajnerin Bocchetti përmes merkatos. Në listë përforcimesh është Cyril Ngonge, që po luan shumë pak te Napoli, ndërsa ëndrra mbetet Lorenzo Insigne, i cili mund të largohet nga Toronto, megjithëse pengesa kryesore është paga e lartë e tij.

Monza po përballet me sfidën më të madhe të sezonit, dhe fjalët e Gallianit janë një thirrje për ata që besojnë ende në mrekulli.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI