Flash

Kërcënimi i Trump për të pushtuar Groenlandën, reagon BE

Lapsi.al 9 January 2025
Kërcënimi i Trump për të pushtuar Groenlandën, reagon

Pas disa ditësh “heshtje” politike të institucioneve europiane ndaj “kërcënimit” të drejtpërdrejtë (qoftë edhe me përdorimin e forcës ushtarake në Groenlandë) nga presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump në rast se Danimarka refuzon t’ia “shesë” SHBA-ve, presidentja e Komisionit dhe Presidenti i Këshillit Evropian kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët përmes platformës X.

Në postimet e tyre të koordinuara Ursula von der Leyen dhe Antonio Costa e nisin duke theksuar se "SHBA është një nga partnerët tanë më të ngushtë", ndërsa shtojnë se "ne jemi të përkushtuar për të forcuar lidhjen transatlantike".

Të dy presidentët theksojnë, në të njëjtën kohë, se "për BE-në është e nevojshme të mbrojmë dhe forcojmë vlerat tona themelore demokratike, për ta bërë ekonominë tonë më konkurruese dhe të qëndrueshme, për të zgjeruar rrjetin global të partneriteteve dhe për të investuar më shumë në sigurinë tonë. SHBA është një nga partnerët tanë më të ngushtë dhe ne jemi të përkushtuar për të forcuar lidhjen transatlantike” – thuhet në reagim

Në një mesazh indirekt kundër kërcënimeve të Trump ndaj Danimarkës, ata argumentojnë se "BE do të mbrojë gjithmonë qytetarët tanë dhe integritetin e demokracive dhe lirive tona".

Deklarata e përbashkët e dy presidentëve përfundon duke nënvizuar se “ne presim angazhim pozitiv nga administrata e ardhshme amerikane, bazuar në vlerat tona të përbashkëta dhe interesat e përbashkëta. Në një botë të vështirë, Europa dhe SHBA janë më të fortë së bashku”.

Ndonëse mjaft “i vakët” reagimi i përbashkët e Von der Leyen dhe Costa është, megjithatë, qëndrimi i parë zyrtar i institucioneve evropiane kundër “kërcënimit” të drejtpërdrejtë të Trumpit për veprime ushtarake kundër Danimarkës, një vendi aleat të NATO-s dhe që ka shkaktuar kohët e fundit acarimin e disa liderëve evropianë, veçanërisht kancelarit gjerman dhe ministrit të jashtëm francez.

Përfaqësuesi i Komisionit kishte refuzuar të dënonte komentet e presidentit të zgjedhur amerikan, duke përsëritur synimin e BE-së për të pasur një “partneritet të fortë” me administratën e re amerikane. Komisioni, megjithatë, kishte konfirmuar se pakti i përbashkët i mbrojtjes i BE-së mund të aktivizohet nga Danimarka nëse Groenlanda përballet me një pushtim të mundshëm ushtarak.

Pavarësisht se Groenlanda nuk është shtet anëtar i BE-së, statusi i saj i veçantë si rajon autonom i Danimarkës i lejon asaj akses në fondet evropiane, ndërkohë që banorët e saj konsiderohen qytetarë evropianë.

Ajo mbulohet gjithashtu nga traktati i NATO-s, që do të thotë se një sulm i mundshëm ndaj tij do të shkaktonte klauzolat mbrojtëse të aleancës, të cilat përfshijnë SHBA-në. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI