Flash

U kap me doza kōkaine, vihet në pranga 28-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 8 January 2025
U kap me doza kōkaine, vihet në pranga 28-vjeçari në

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e kryeqytetit si i dyshuar për posedimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Gjatë ndërhyrjes, shtetasi J. Sh., 28 vjeç, tentoi të shpërbënte një dozë kokaine sapo vërejti forcat e Policisë. Pas kontrollit fizik dhe atij në banesën e tij, u sekuestruan doza të lëndës narkotike kokainë dhe rreth 800 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Operacioni, i realizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, u zhvillua pas sigurimit të informacioneve operative se në rrugën “Bakalli” një person shiste doza kokaine.

Policia vazhdon hetimet për të identifikuar dhe arrestuar persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin. Reshjet e shiut pritet të j...

07:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI