Flash

Takimi me Putin, Sllovakia siguron furnizimin me gaz

Lapsi.al 8 January 2025
Takimi me Putin, Sllovakia siguron furnizimin me gaz

Kryeministri Robert Fico tha të mërkurën se kishte siguruar furnizimin me gaz të Sllovakisë gjatë një takimi me Presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë muajin e kaluar, pak para se Ukraina të ndalonte kalimin e gazit nga Rusia në fillim të këtij viti.

“Më duhej të siguroja minimumin e gazit të nevojshëm për konsum të brendshëm në Sllovaki, gjë që e kemi arritur”, tha zoti Fico në një video të postuar në rrjetin Facebook. Kryeministri sllovak nuk dha më shumë detaje ndërsa zyrtarë të qeverisë nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.

Fico e ka akuzuar Kievin se e ka dëmtuar Sllovakinë duke mos zgjatur një marrëveshje tranziti për gazin rus që skadoi në fund të vitit 2024. Ai ka kërcënuar se do të shkurtojë nivelin e energjisë elektrike që shkon drejt Ukrainës dhe se do të reduktojë ndihmën për refugjatët ukrainas.

Sipas të dhënave të operatorit sllovak të rrjetit të transmetimit të gazit “Eustream”, Sllovakia ka vazhduar të marrë gaz që vjen nëpërmjet Hungarisë, e cila furnizohet me gazin rus nëpërmjet tubacionit “Turk Stream”, që nga ndalimi i prurjeve nga Ukraina.

Fico tha se ndalimi i gazit nga Ukraina i ka kushtuar vendit të tij rreth 500 milionë euro në tarifa tranziti dhe 1 miliard euro për çmimet më të larta të gazit. Ai do të takohet me zyrtarë të Komisionit Evropian në Bruksel të enjten për të diskutuar mbi ndalimin e transitit të gazit nga Ukraina.

Kievi ka thënë se ndalimi i transitit të gazit e dëmton Moskën ekonomikisht për sa kohë që Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, e ka akuzuar Kryeministrin Fico për hapjen e një "fronti të dytë energjetik" kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë./VOA

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI