Flash

Arrestohet 56-vjeçari, qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thiκë

Lapsi.al 8 January 2025
Arrestohet 56-vjeçari, qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe

Një 56-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë.

Mësohet se në pranga ka rënë Agim Curraj, banues në fshatin Leporosh. Uniformat blu bëjnë me dije se 56-vjeçari u arrestua në fshatin Vrakë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”

Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, falë informacionit të siguruar nga inteligjenca policore dhe ndërhyrjes në kohë arrestohet 56-vjeçari. Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov së bashku me një krehër dhe municion luftarak dhe mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit te Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezlutat i veprimeve të shpejta operacionale u bë  arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh.

Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë).

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjecari lëvizte i armatosur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Të këshilluara

Analiza: Rritja e inflacionit në Gjermani

Inflacioni në Gjermani mbetet më i lartë sesa është pritur. Me një normë prej 2.6 për qind, dhjetori solli rritjen e tretë radhazi dhe normën e dytë më të lartë...

09:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI