Flash

Atentati në Berat/ Arrestohet një tjetër person që ndihmoi dy autorët

Lapsi.al 7 January 2025
Atentati në Berat/ Arrestohet një tjetër person që ndihmoi

Policia e Beratit ka arrestuar një tjetër person që ka ndihmuar dy vëllezërit, të cilët akuzohen se qëlluan ndaj dy shokëve Antonio Merkaj e Apostol Dhëmbi, më 2 janar. Sipas bluve, 32-vjeçari me iniciale A. H., dhe 46-vjeçari që u arrestua ditën e djeshme, dyshohet se kanë lëvizur nga Berati dhe kanë fshehur në Durrës, makinën e autorëve.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e dy autorëve, vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku.

Ngjarja ndodhi më 2 janar në lagjen "Donika Kastrioti", ku dy shokët Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi i shpëtuan atentatit, teksa u qëlluan nga vëllezërit Fajton Maloku dhe Marko Maloku me breshëri automatiku “Kallashnikov”, nga një automjet tip “Ford” me ngjyrë të zezë, teksa ishin në afërsi të karburantit “Merko" në Berat.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI