Flash

Zelenskyy: Gati 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në Kursk!

Lapsi.al 6 January 2025
Zelenskyy: Gati 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë në

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë të hënën se Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë pesë muajve luftimesh kundër forcave ukrainase në rajonin jugor të Rusisë, Kursk, me gati 15.000 ushtarë të vrarë.

“Gjatë operacionit në Kursk, armiku i ka humbur tashmë 38.000 ushtarë të vet në këtë drejtim, ndërsa gati 15.000 prej atyre humbjeve janë të pakthyeshme”, tha Zelensky në një video-fjalim të hënën.

Zelenskyy nuk dha prova kur foli për humbjet e Rusisë në këtë rajon. Ukraina e nisi në gusht inkursionin e madh në rajonin e Kurskut dhe prej atëherë ka nën kontroll pjesë të territorit rus, edhe pse ushtria ruse thotë se ia ka dalë ta rimarrë kontrollin në shumicën e tyre.

Ukraina ka thënë se e ka nisur një ofensivë të re në këtë rajon të dielën, por ka dhënë pak hollësi. Disa vende perëndimore dhe Ukraina thonë se mbi 11.000 trupa të Koresë së Veriut janë duke luftuar përkrah forcave ruse në Kursk.

Rusia as nuk e ka pranuar e as mohuar praninë e trupave koreanoveriore. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të hënën se e ka ndalur përparimin e forcave ukrainase dhe se i ka shkatërruar forcat kryesore të saj pranë vendbanimit Berdin, afër një rruge që shkon në verilindje drejt qytetit të Kurskut.

Ministria tha gjithashtu se forcat ruse kanë bërë përparime të rëndësishme në Ukrainën lindore, përfshirë pushtimin e qytezës së Kurahoves. Presidenti ukrainas Zelensky nuk e përmendi Kurahoven në fjalimin e tij.

Ai tha se forcat ukrainase kanë krijuar një zonë të sigurisë në rajonin e Kurskut, ku Rusia ka transferuar njësi të fuqishme ushtarake. Sipas tij, kjo ia ka pamundësuar Moskës që t’i dislokonte ato forca në zona kyçe të vijës së frontit në Ukrainën lindore./REL

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI