Flash

Anketa: 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Lapsi.al 6 January 2025
Anketa: 28% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Anketa që u zhvillua nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) rreth çështjeve të sigurisë zbuloi se shqiptarët në një përqindje më të lartë se rajoni kishin zhvilluar plane për lënë vendin.

Pyetjes “Unë kam zhvilluar një plan për të lëvizur” iu përgjigjën pozitivisht 11% të shqiptarëve. Kjo ishte përqindja më e lartë në rajon, gati dy herë më shumë se mesatarja në Ballkan. Sipas tabelës rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen.

Nga ata që duan të largohen 67% po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit. Një pjesë tjetër 10% do të ikin për studime. Shqipëria dhe Kosova kanë nivelin më të ulët të atyre që emigrojnë jashtë për studime. Te pjesa që ka në plan të largohet 22% po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar. Në rajon ka përqindje më të larta të popullsisë që po ndjek gjuhët e huaja si parakusht për t’u larguar.

Nga pjesa e atyre që kanë plan të largohen 18% po aplikojnë për programet e vizave blu dhe kartave jeshilë, ndërsa 3% kanë siguruar kontrata pune në panairet e punësimit të zhvilluara jashtë. 29% e atyre që kanë plane për të ikur kanë gjetur punë nëpërmjet aplikimeve në internet. Sipas të dhënave, shqiptarët që kanë në plan për të ikur kanë zhvilluar më shumë se një plan.

Tendenca për emigrim tani është përqendruar në shtresën e mesme dhe te të punësuarit me paga të larta të cilët preferojnë të ikin për një arsim më të mirë për fëmijët dhe infrastrukturë më të mirë jetësorë në tërësi./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.3 lekë dhe do...

08:31

Bie zjarr në një banesë në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një banesë në Gjirokastër. Sipas informacioneve rreth orës 20:20 flakët janë pikasur në banesë në lagjen Palorto. Zjarrëfikës...

21:31

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI