Flash

Video/ Juve, çfarë po ndodh me Vlahovic? Misteri i buzëqeshjes pas golit të Milan

Lapsi.al 5 January 2025
Video/ Juve, çfarë po ndodh me Vlahovic? Misteri i buzëqeshjes
Nuk ishte më i miri i Juventus; përkundrazi, deri sa ishte në fushë, ndoshta ishte më i dobëti. Por kur Thiago Motta vendosi ta zëvendësojë, Juventus u shemb. Kjo sepse Dusan Vlahovic, edhe pse në tre muajt e fundit ka shënuar “vetëm” gjashtë gola, është qendërsulmuesi që i ofron ekipit shpejtësi, forcë dhe fizicitet. Me largimin e tij ndodhi përmbysja e Milan dhe kamerat, në momentin e dyfishimit të rezultatit nga kuqezinjtë – që dërgoi skuadrën e Conceicao në finale – e kapën atë duke mbajtur dorën përpara gojës, dukej sikur po buzëqeshte. Në të vërtetë, imazhi i ngrirë i kapur nga televizionet dhe rrjetet sociale nuk i bën drejtësi Dusan, i cili përkundrazi ishte ndër më të tronditurit në momentin e eliminimit të Juventus.

Buzëqeshja e Vlahovic, rrjetet sociale tërbohen

Si gjithmonë në raste të tilla, rrjetet sociale u ndanë. Disa janë të zemëruar: “Buzëqeshja është e qartë, edhe pse ai përpiqet ta fshehë,” ndërsa të tjerët e mbrojnë sulmuesin: “Një fragment dysekondësh, jeni dashakeqës.” E vërteta është që Vlahovic, ashtu si gjithë Juventusi, nuk po kalon një moment të mirë, dhe rasti i humbur mbrëmë në fillim të pjesës së dytë – që do të kishte vulosur ndeshjen, gjysmëfinalen dhe kualifikimin – është dëshmia e qartë: pas një asistimi perfekt nga Yildiz, ai e hapi shumë këmbën e majtë dhe e çoi topin jashtë. Lexo më tej: Video/ Një penallti e një autogol përmbysin golin e Yildiz: Milan në finale me Inter Në dhjetor kishte shënuar tre herë radhazi (kundër Manchester City, Venezia dhe Cagliari), por duket ende shumë i izoluar, i lodhur dhe “i rënduar”. Jo fizikisht, por emocionalisht, sikur të ndjejë mbi vete peshën jo vetëm të sulmit, por të gjithë Juventusit. Ja pse, pavarësisht zhurmave në rrjetet sociale, ai nuk kishte dhe nuk ka asnjë arsye për të qeshur.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI