Flash

Ndahet nga jeta regjisori Jeff Baena

Lapsi.al 5 January 2025
Ndahet nga jeta regjisori Jeff Baena

Regjisori Jeff Baena, bashkëshorti i aktores  Aubrey Plaza, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare.

Trupi i tij u gjet nga një asistent në shtëpinë e tij në Los Anxhelos.

Regjisori , më i njohur për filmat “The Little Hours”, “Life After Beth” dhe “Joshy”, u martua me aktoren në vitin 2021.

Familja e regjisorit u shoreh se dhimbja e ishte e madhe pas humbjes së Jeff dhe kërkuan privatësi në këtë moment të vështirë. Rrethanat e vdekjes  mbeten akoma të paqarta.

Baena u diplomua në Universitetin e Nju Jorkut me një diplomë në film përpara se të transferohej në Los Anxhelos për të ndjekur pasionin për regjinë e filmit.

 

Baena u takua dhe filloi të dilte me Plaza në vitin 2011. Ata e mbajtën lidhjen e tyre shumë private gjatë viteve, duke mos njoftuar kurrë fejesën apo martesën e tyre.

 

Bota mësoi se të dy ishin martuar në maj 2021, kur Plaza iu referua Baena si "burri i saj i dashur" në një postim në Instagram.

"Shumë krenare për burrin tim të dashur @jeffbaena që bëti një film tjetër që na çon në Itali për të shkaktuar më shumë telashe," shkruhej në mbishkrimin e saj.

Një përfaqësues më vonë konfirmoi për PEOPLE se çifti ishin martuar.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i "Ace Ventura

Aktori John Capodice, i njohur më së shumti për rolet e tij në "Ace Ventura" dhe "Seinfeld", ka nderruar jete  në moshën 83-vjeçare. Vdekja e aktorit u zbulu...

19:29

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI