Flash

U kap me lëndë narkotike, vihet në pranga 29-vjeçari shqiptar në Itali

Lapsi.al 4 January 2025
U kap me lëndë narkotike, vihet në pranga 29-vjeçari

Karabinierët në Umbertide të Italisë arrestuan një 29-vjeçar shqiptar, që u kap për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I riu, pa precedentë penalë, tërhoqi vëmendjen e efektivëve në një shërbim patrullimi, pasi iu afruan disa djemëve. Më pas ai u ndoq teksa ndodhej në një makinë të vogël me qira dhe u ndalua për kontroll në një zonë periferike, ku u shfaq shumë nervoz dhe i shqetësuar.

Pas një kontrolli të imtësishëm personal, iu gjetën afërsisht 5 gramë kokainë të fshehura në pjesët intime dhe të ndara në doza, që tregon për një aktivitet narkotrafiku.

Kontrolli i mëpasshëm, i shtrirë në dhomën e hotelit ku ai qëndronte ende në qytet, bëri të mundur gjetjen e 65 gramë të tjera lëndë narkotike kokainë të ndara në doza, përveç shumës së parave prej 1690 euro, të ardhurat e aktivitetit të trafikut të drogës që kryente, informon media. 29-vjeçari u arrestuar për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike dhe Gjykata e Perugia dha masën e paraburgimit.

Të këshilluara

A do paraqitet në SPAK? Berisha: Do paraqitem

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve, nëse do ta respektojë masën e sigurisë së dhënë ndaj tij. Në konferencën për media, Beris...

12:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI