Flash

Kancelari i Austrisë njofton dorëheqjen, largohet edhe nga drejtim i partisë

Lapsi.al 4 January 2025
Kancelari i Austrisë njofton dorëheqjen, largohet edhe nga drejtim i

Kancelari austriak Karl Nehammer ka thënë se do të japë dorëheqjen në ditët në vijim,pasi bisedimet për formimin e qeverisë së re dështuan. Sipas tij negociatat për koalicion mes partisë që drejton, Partia Popullore e Austrisë (OVP) dhe asaj Social Demokrate të Austrisë (SPO) përfundimisht kanë rezultuar pa sukses.

“Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet deri më tani, por një marrëveshje për çështjet kryesore nuk ishte e mundur. Në rrethana të tilla, nuk ka kuptim të vazhdohet për hir të së ardhmes pozitive të Austrisë”, tha Nehammer.

Nga ana e SPO-së thonë se i kanë zgjatur dorën e bashkëpunimit deri në momentin e fundit, por se OVP-ja nuk ka treguar gatishmëri për kompromis. Pikat kryesore të mosmarrëveshjes lidheshin me ribalancimin e buxhetit, me insistimin e SPO për taksat e pronës dhe trashëgimisë, të cilat OVP-ja i hodhi poshtë kategorikisht.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, një ish-udhëheqës i të Gjelbërve, i ngarkoi Nehammer-it të formonte një qeveri. Tani që Nehammer po largohet, dy opsionet më të mundshme janë ose që euroskeptiku Herbert Kickl të ngarkohet me formimin e një qeverie ose të thirren zgjedhje të parakohshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI