Flash

Berisha: Masat e sigurisë vetëm sa i shtuan votat presidentit Donald Trump

Lapsi.al 4 January 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh për gazetarët se, masat e sigurisë ndaj tij, do ti shtojnë vota. Berisha theksoi se masat e sigurisë vetëm sa i shtuan votat presidentit Donald Trump dhe se këtë gjë do të ndodhë dhe me atë.

"A e pengoi gjë Donald Trumpin masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë? Përkundrazi i shtoi vota dhe i afroi fitoren. Kjo do të jetë edhe për Sali Berishën, të jemi të sinqertë, se ekziston sensi i të drejtës tek qytetarët dhe ky është një faktor që më ndihmon mua, sepse e shohin se çfarë regjimi është. Dolën siç janë, shkon e merr masë dhe i thotë gjykatësit, se ky na sulmon ne, d.m.th ai nuk mund të sulmohet. Ai mund të ketë 4 banesa me rrogë shteti dhe nuk mund të sulmohet, ajo tjetra katër mbiemra dhe nuk mund të sulmohet. Lëre mos e pyet. Edi Rama me lidhje monstruoze krimi të gjithanshëm dhe nuk mund të sulmohet. Ndaj dhe këto eksperienca e SHBA dëshmon se këto e ndihmuan presidentin Trump, sipas studimeve. Unë nuk kam studim për veten time, por gjykoj se do më ndihmojnë," tha Berisha.

Të këshilluara

A do paraqitet në SPAK? Berisha: Do paraqitem

Kryedemokrati Sali Berisha i është përgjigjur interesit të gazetarëve, nëse do ta respektojë masën e sigurisë së dhënë ndaj tij. Në konferencën për media, Beris...

12:59

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI