Flash

Një avion i i vogël përplaset me një ndërtesë në Kaliforni

Lapsi.al 3 January 2025
Një avion i i vogël përplaset me një ndërtesë

Një avion i vogël u rrëzua në një ndërtesë tregtare në Kaliforni të enjten, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur 18 të tjerë.

Përplasja ndodhi herët pasdite pranë aeroportit komunal Fullerton, 25 milje (40 kilometra) në juglindje të Los Anxhelosit. Shkaku mbetet i panjohur.

Gjithashtu, 10 persona u shtruan në spital dhe tetë të tjerë u trajtuan në vendngjarje.

Hetuesit nuk e dinë ende nëse vikitmat ishin pasagjerë të avionit apo nëse ishin punëtorë në ndërtesën ku u rrëzua.

Kongresmeni Lou Correa, i cili përfaqëson zonën e Orange County, rreth 25 milje (40 km) në jug të Los Anxhelosit, tha se ndërtesa që u godit është një biznes prodhimi mobiljesh. Rreth 100 njerëz u evakuuan nga fabrika e mobiljeve.

Ky është avioni i dytë që rrëzohet në zonë në dy muajt e fundit, sipas mediave amerikane. Më 25 nëntor, një aeroplan tjetër u përplas me një pemë afërsisht një bllok larg nga përplasja e fundit, raporton BBC.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor, 3 janar 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.9 lekë dhe do shitet me 95.4 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihet me 97.54 lekë ...

07:56

Tentativë helmimi ndaj Bashar al-Assad?

Një tentativë helmimi është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad. The Sun shkruan se tirani sirian i rrëzuar ka qenë nën mbrojtjen e Vladimir Putin n...

14:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI