Flash

Merkato e bllokuar, Tirana prezanton Ernest: absurditeti i një klubi

Lapsi.al 3 January 2025
Merkato e bllokuar, Tirana prezanton Ernest: absurditeti i një klubi

Emmanuel Ernest është sulmuesi i ri i Tiranës. Liberiani vjen të përforcojë një repart problematik te bardheblutë e deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Çështja është se Tirana e ka ende merkaton e bllikuar dhe nuk mund të bëjë asnjë afrim në tre dritaret e ardhshme të merkatos, të paktën jo pa paguar detyrimet.

Në këtë pikë, ardhja e 24 vjeçarit që në Zvicër nuk la dot gjurmë me Arnau, por në kampionatin e Qipros veriore me Cetinkaya TSK spikati me 29 gola e 7 assist në sezonin 2023-24, duket lëvizja e duhur, nëse nuk do të kishte një problem. Merkato e Tiranës është ende e bllokuar, e konfirmuar kjo edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. E megjithatë, bardheblutë e kanë prezantuar si përforcimin e parë të janarit, në një situatë krejtësisht paradoksale.

Tirana duhet të shlyeje detyrimet e 6 lojtarëve: Bekaj, Latifi, Lushkja, Hasani, Meta e Tola, por ndërkohë, përkundër vendimit për ta penalizuar, po bën merkato. I vetmi skenar që bëhet logjik është se Tirana ka gjetur burimet për të zhbllokuar merkaton dhe kërkon të jetë e përgatitur kur të kryejë transaksionet financiare.

POSTIMI I KLUBIT

Klubi i Futbollit Tirana njoftoj afrimin e lojtarit Emmanuel Ernest. Sulmuesi do të vishet bardheblu për dy sezone. 24 vjeçari i është bashkuar sot ekipit në seancën stërvitore

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI