Flash

Kërcënoi me armë dy vëllezër në Shkodër, arrestohet autori

Lapsi.al 3 January 2025
Kërcënoi me armë dy vëllezër në Shkodër,

Policia ka vendosur në pranga 32-vjeçarin Zikjan Lela, i cili i mori nën kërcënimin e armës celularin dy vëllezërve dhe u kërkoi para për t’ia kthyer.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Qemal Stafa” ku i riu dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celularin 24-vjeçarit me iniciale E. M., i cili ishte së bashku me vëllain e tij.

Njoftimi policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Return”. Ju mori nën kërcënimin e armës telefonin dy vëllezërve dhe ju kërkoi një shumë parash për t’ju kthyer telefonin, Policia kap dhe vë në pranga autorin. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma e parave dhe celulari që autori u mori dy vëllezërve

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Return”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin Z. L., 32 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Shkodër .

Ky shtetas në lagjen “Qemal Stafa” dyshohet se nën kërcënimin e armës, i ka marrë një celular shtetasit E. M., 24 vjeç, i cili ishte së bashku me vëllain e tij, dhe një ditë 32-vjeçari, u ka kërkuar 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë por nuk e ka kthyer celularin.

Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumën e parave dhe celularin që ky shtetas i mori dy vëllezërve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhje” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI